A e keni ditur?

0
225

Nga ebu Hurejre percillet se i Derguari i All-llahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene:

All-llahu i Madheruar dhe i Lartesuar ka nje numer te madh te melekeve (engjejve), te cilet kerkojne tubime, ne te cilat permendet emri i All-llahut. Kur e gjejne tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojne me krahet e tyre rreth e per qark ata qe jane tubuar duke e mbushur keshtu hapesiren deri ne qiellin me te afert. Kur te tubuarit shperndahen, engjejt ngrihen ne hapesiren qiellore. Pastaj All-llahu i pyet ata, edhe pse Ai i di te gjitha:
..Prej nga po vini?.. ata thone:
..Po vijme nga nje tubim ne Toke, ne te cilin roberit e Tu te lartesonin , te madheronin , te njesonin , te lavderonin dhe kerkonin (te miren) prej Teje… Ai thote:
..qfare te mire kerkonin prej Meje?.. Ata thone:
..Kerkonin Xhennetin Tend… Ai thote:
..A e kane pare ata Xhennetin Tim?.. Ata thone:
..Jo, o Zot… Ai thote:

..E si do te ishte nese do ta shihnin Xhennetin Tim?.. Ata thone:
..Ata kerkojne mbrojtjen Tende… Ai thote:
..Prej kujt kerkojne mbrojtjen Time?.. Ata thone:
..Prej zjarrit Tend, o Zot… Ai thote:
..Po a e kane pare zjarrin Tim?.. Ata thone:
..Jo… Ai thote:
..E si do te ishte nese do ta shihnin zjarrin Tim?.. Ata thone:
..Ata kerkojne faljen Tende… (I Derguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) Tha: Pastaj Ai thote:
..Une i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta te mirat qe m’i kane kerkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo qe kane kerkuar mbrojtje…
(I Derguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: Engjejt thone:
..O Zot, ne mesin e tyre eshte edhe filani, rob – mekatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastesisht) u ul ne ate tubim… (I Derguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: All-llahu u thote:
..Gjithashtu edhe ate e kam falur, sepse ata jane nje popull, me te cilin ai qe rri, nuk vuan…

(Muslim, Buhari, Tirmidhi, Nesai)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here