Dy rrugë për ta larguar frikën nga vdekja

0
202

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Ekziston frika se do të mblidhen popujt kundër jush siç mblidhen njerëzit rreth ushqimit.” Thanë: “Pse, do të jemi pak atë ditë, o i Dërguari i Zotit?” Tha: “Jo, ju do të jeni shumë, por do të jeni si shkuma që sjell vërshimi. Allahu do ta largojë frikën nga zemrat e armikut për ju dhe zemrat tuaja do të goditen me vehn.” Thanë: “Ç’është vehni, o i Dërguari i Zotit?” Tha: “Dashuria e kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes.”

Vërshimi bart me vete shkumë dhe plehra. Shembulli është raportuar për imazhin dhe realitetin e muslimanëve sot: mungesa e prezantimit të duhur dhe e influencës, shumicë numerike por pa prestigj, dobësimi i motos urdhëro për të mirë dhe ndalo nga e keqja, mungesa e njohurive për armikun. Por, prapë, pas këtij realiteti e mira është në praninë e shumë individëve, grupeve dhe organeve.

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem duke iu referuar arsyes së parë dhe më të rëndësishme për këtë sëmundje, e cila ndikon negativisht në shoqëri, për shkak se shumica numerike nuk sjell ndonjë gjë të mirë ose të dobishme, thotë se e gjithë kjo u shkaktua nga dashuria e kësaj bote dhe urrejtja e vdekjes.

A nuk është në kuptimin e kësaj që muslimani të posedojë pasuri për krijimin e besimit dhe drejtësisë, edhe pse këtë e kërkon sheriati? Apo kuptohet paralajmërimi për të siguruar jetën, çdo jetë, edhe në qoftë se është poshtëruese, jetë servile nga frika e vdekjes dhe frika e xhihadit për hir të Zotit. S’ka dyshim se ky është kuptimi i paralajmëruar në këtë hadith.
Gjëja e papreferuar krahas dashurisë së botës është lakmia, luksi, lartësia në arkitekturë, kënaqësitë e tepruara në restorante dhe veshja (fatkeq është robi i dërhemit, fatkeq është robi i dinarit).

Ne shohim çdo ditë persona të tillë, që nuk bartin me vete ndonjë objektiv në këtë botë, të lodhur pas kësaj bote dhe aspak nuk e kanë hallin e ahiretit.
Urrejtja e vdekjes është diçka natyrore. Njeriu tenton të qëndrojë në këtë botë, por nëse mbetet në të, kërkesat do të ishin pa fund. Ai duhet të ketë në fund të fundit qëllimin e tij përfundimtar, një qëllim të lartë, për të cilin të jetojë dhe të vdesë.

Njerëzit konkurrojnë në jetën e kësaj bote, qofshin muslimanë apo jomuslimanë, por fituesi është ai që ka shitur veten për Zotin.

Dy rrugë

Rruga e parë: Një mënyrë për të kapërcyer urrejtjen e vdekjes është të mos konsiderohet ajo si diçka që është në përjetësi, se është një gjë e çmuar që duhet ta kemi në pronësi.

Rruga e dytë: Mënyra e vetme për të hequr frikën e vdekjes është të menduarit për një jetë dinjitoze, për ringjalljen e umetit dhe çlirimin e vetes nga pasionet e epshit. Jeta është e bukur për atë që e ka njohur Zotin, vetveten dhe jeton krenar.

Shkroi: Dr: Muhamed Abdu
Përshtati: Rashit Zylfiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here