Dobitë e sjelljes së mirë

0
520

Sjellja e mirë e bën pronarin e saj nga ata, veprat e të cilëve peshojnë rëndë në Ditën e Gjykimit. Sjellja e mirë e kthen armikun në mik…

1. Sjellja e mirë është prej më të mirave me çka mund të afrohesh tek Allahu.
2. Nëse njeriu përmirëson sjelljen e tij me njerëzit, do ta dojë Allahu dhe njerëzit.
3. Sjellja e mirë familjarizon njerëzit. 
4. Njeriu nuk mund ta nderojë veten pos me sjellje të mirë dhe nuk e nënçmon atë pos me të kundërtën. 
5. Sjellja e mirë është shkak për ngritjen e shkallëve dhe ambicieve të larta. 
6. Sjellja e mirë është shkak që Muhamedi alejhi selam të dëshirojë të jesh afër tij në Ditën e Gjykimit. 
7. Sjellja e mirë tregon për çiltërsinë dhe fisnikërinë e natyrshmërisë tënde. 
8. Sjellja e mirë e kthen armikun në mik. 
9. Sjellja e mirë është shkak për faljen e Allahut dhe tërheqjen e mbulesës së Tij. 
10. Allahu me sjelljen e mirë mbulon të këqijat. 
11. Njeriu me sjelljen e mirë arrin shkallën e agjëruesit dhe atij që falë nafile. 
12. Sjellja e mirë është prej gjërave që më së shumti i fut njerëzit në Xhenet. 
13. Sjellja e mirë e bën pronarin e saj nga ata, veprat e të cilëve peshojnë rëndë në Ditën e Gjykimit. 
14. Sjellja e mirë ndalon trupin e personit nga hyrja në zjarr. 
15. Sjellja e mirë përmirëson atë që është mes njeriut dhe njerëzve. 
16. Sjellja e mirë shton dashamirët dhe pakëson armiqtë.
17. Sjellja e mirë i heq paragjykimet e të tjerëve për Islamin dhe muslimanët.
18. Me sjellje të mirë i fton njerëzit më lehtë në fe.
19. Këshilla jote do të jetë më e pranueshme, nëse ti e jep atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
20. Nga qortimi yt nuk do të hidhërohet tjetri.

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi