Disa kuriozitete mbi gjumin

0
213

Disa Kuriozitete mbi gjumin

1. Koha rekord e gjumit më të gjatë është 18 ditë, 21 orë, dhe 40 minuta. Mbajtësi i këtij rekordi pas arritjes së rekordit ka pasur halucinacione, paranoja, humbje të përqendrimit dhe të kujtesës.
2. Ëndrrat, mendohej se shiheshin vetëm gjatë fazës REM (rapid eye movement) te gjumit, ndërsa në ditët e sotme është vërtetuar që ato mund të shihen edhe gjatë fazave të tjera të gjumit.
3. Ëndrrat gjatë fazës REM karakterizohen nga ngjarje te çuditshme, ndërsa ato të fazës Non-REM janë shumë të përsëritshme dhe varen nga mendimet e fundit që na kanë preokupuar para gjumit
4. Disa lëvizje të syve gjatë fazës REM, janë të lidhura me lëvizje specifike të ngjarjeve gjatë ëndrrave, dhe duket se procesi i gjumit është i ngjashëm me procesin e shikimit të një filmi.
5. Elefantët qëndrojnë në këmbë gjatë fazës Non-REM, dhe shtrihen gjatë fazës REM.
6. Hulumtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes britanike, ishin në gjendje të bënin një refresh(ripërtëritje) të trupave të ushtarëve, në mënyre që t’i bënin të qëndronin pa fjetur për gati 2 dite.
Fibra optike të imta aplikoheshin në disa thjerrëza speciale që projektonin një dritë të bardhë rreth retinës, duke kërkuar t’i bënin të mendonte trurit të tyre sikur sapo ishin zgjuar. Ky sistem është përdorur për herë të parë nga pilotet Amerikanë gjatë luftës në Kosovë.
7. Është studiuar se ndërrimi i orës në Kanada, pra zgjimi 1 orë më përpara, sjell një rritje të aksidenteve rrugore.
8. Studiuesit janë të bindur se interneti i disponueshem 24 orë është një nga shkaqet që ndihmojnë në uljen e kohës së fjetjes.
Allahu I madhërishëm në Kuranin fisnik thotë: “Nga argumentet e Tij është edhe gjumi I juaj natën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon”. [ Rum, 23].
“Allahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritshme. Allahu është dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e falënderojnë”. [Gafir, 16].

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here