Disa nga ajetet Kuranore qe tregojne se Allahu e pranon pendimin:
– “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Ta Ha 82)
– “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqijat ua shndërron në të mira.
Allahu është Mëshirues, ndaj Ai falë shumë. Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë ai është kthyer tek Allahu dhe është i pranishëm.” (Furkan 70-71)
– “Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre, e kush i falë mëkatet përveç Allahut? Dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).” (Ali Imran 135)
– ”Thuaj: ”O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-Zumer 53)
– ”Njoftoi roberit e Mi se vertet Une jam Ai qe fal shume dhe Meshirues i madh.” (El-Hixhr 49)
– ”E ata qe bene vepra te keqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua fale gabimet dhe eshte Meshirues pas tij (pas pendimit te tyre).” (El-A’raf 153)
– ”…pervec atij qe eshte penduar dhe ka bere veper te mire, te tilleve Allahu te keqijat ua shenderron ne te mira. Allahu eshte Meshirues ndaj Ai fale shume.” (El-Furkan 70)
Allahu na e mundesofte pendimin e sinqerte!