Dilema e Mitrovicës: a do i rikthehet qytetit Xhamia historike e Ibrit, djegur dhe rrafshuar prej serbëve?!

0
245
Nga Gani Gashi

Aty ku deri dje ishte një xhami, sot ka vetëm shkurre, mbeturina, inerte, makina të parkuara, kamionë që shesin çdo të shtunë pemë e perime. Eshtë fjala pra për Xhaminë historike të Ibrit në Mitrovicë, që prej shekujsh ishte ndër simbolet e këtij qyteti, deri atë pranverë të vitit `99, kur serbët e shkrumbuan me zjarrin e urrejtjes, ndër gji e ndër duar.

IMG_6293

Xhamia e Ibrit është një ndër temat e diskutimit në mes delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Pra, ringritja e saj. Zyrtarisht premtohet që ajo xhami do rindërtohet, por, po zyrtarisht gjasat duken gati të pamundura, aq sa kanë mbjellë një mosbesim të thellë ndër banorë të shumtë të Mitrovicës, se ajo do mund të rikthehet sërish aty ku ishte.

Aq më pak në Urën e Ibrit, që përbën dhe një ndër dështimet më spektakolare të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

11733429_902206856526314_205170915_n

Xhamia e Ibrit daton që nga viti 1778. Ajo është djegur nga forcat serbe në fund të muajit prill dhe pastaj është rrafshuar me ekskavator më 2 maj të vitit 1999.

Shoqëria civile dhe qytetarët e Mitrovicës kërkojnë nga institucionet e Kosovës, përkatësisht nga delegacioni i Kosovës në bisedime në Bruksel që xhamia të rindërtohet në vendin ku ka qenë.

Zyrtarë të Komunës, thonë se ajo do të rindërtohet aty ku ka ekzistuar. Për Bashkësinë Islame të Mitrovicës, ky premtim është dhënë nga vetë kryetari Agim Bahtiri.

“Zemrat dhe shpirtrat tanë nuk do të jenë asnjëherë të qetë dhe do të vazhdojnë të lëngojnë nga malli për të, deri sa ta shohim të rindërtuar edhe Xhaminë e Ibrit”,  thotë prof. mulla Asllan Murati, kryetar i BI-së në Mitrovicë.

xhamia1

“Xhamia e Ibrit ekziston që nga viti 1778 dhe është pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, ku në kadastër ka rreth 6 ari sipërfaqe”, saktëson ai.

Sipas tij, objekti ka pas sipërfaqe prej 1 ari, por ngjitur me të deri në vitin 1980 ka ekzistuar dhe mektebi. Dhe ka ndodhur  që pas dëmtimit nga koha, mektebi është rrënuar dhe në vend të saj janë ndërtuar dy dyqane, që po ashtu kanë qenë pronë e Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

IMG_6290 (1)

“Këshilli i Bashkësisë Islame të Mitrovicës, por edhe Bashkësia Islame e Kosovës, kurrë nuk do të heqin dorë nga ndërtimi i kësaj xhamie” ka thënë i pari i KBI-së në Mitrovicë dhe ka shtuar se “prona është e shenjtë, pra rreth 6 ari tokë në librat kadastrale të Mitrovicës evidentohen në vendin e Xhamisë së Ibrit si pronë e KBI-së dhe aty do të ndërtohet xhamia që ka qenë me shekuj”.

Më pas, mulla Asllani sqaron  se  pas kthimit Agim Bahtirit nga Brukseli ku ka qenë në bisedime,  ka marrë prej numrit 1 të Mitrovicës premtimin aty, në atë vend,  do të rindërtohet xhamia që ka ekzistuar dhe asgjë tjetërë. Kjo për faktin se plani i serbëve të veriut është që aty të ndërtohen fusha sportive, siç e ka konfirmuar vetë Bahtiri.

“Në propozimin fillestar ishte paraparë që në vend të xhamisë që ka qenë afër urës në pjesën veriore, të ndërtohet një park i lojërave për fëmijë”, ka cituar Murati fjalët e kryetari të komunës së Mitrovicës, që nga ana e tij ka thënë se me insistimin e delegacionit kosovar, aty do të rindërtohet xhamia siç ka qenë”.

Prof. mulla Asllan Murati, ka shtuar se në të gjitha takimet që ka pasur me ndërkombëtarët, e sidomos me komandantin e KFOR-it Erhard Buhler, ka marrë premtimin se xhamin do ta rindërtohet shpejt, por ja xhamia është harruar, edhe për faktin e ngjarjeve të vitit 2011 me barrikadat e serbëve të veriut.

Në anën tjetër shoqëria civile dhe qytetarët janë skeptike se xhamia do të rindërtohet në vendin ku ka qenë.

 

nexhmedin-spahiu1“Marrëveshja në Bruksel për Urën e Ibrit – Xhamia e Ibrit askund!”,  ka shkruar analisti kosovar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, në faqen e tij në FB.

Sipas tij “drafti i publikuar se si do të duket Ura e Ibrit pas marrëveshjes në Bruksel, parasheh park në vendin ku ka qenë Xhamia e Ibrit e djegur nga forcat serbe në Prill 1999”.

“Çfarë perfiditeti perfekt me e legjitimu mosndërtimin e xhamisë më të vjetër të Mitrovicës” ka shkruar Spahiu me nota irrituese.

“Inshallah nuk ua merr Zoti mendjen përfaqesuesve të Kosovës në Bruksel me pranu një gjë të tillë, dhe mos me e ba rindërtimin e Xhamisë së Ibrit pjesë të marrëveshjes”, ka thënë analisti kosovar.

 

IMG_6293Në anën tjetër, Astrit Beqiri, banor i Mitrovicës ka theksuar se delegacioni i Kosovës e ka hangër karemin e serbëve. Por ai shton:  “Xhamia dhe toka ku ka qenë e vendosuar ajo që nga viti 1778, është pronë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

‘Prona është e shenjtë, pra i takon KBI-së. E pse delegacioni i Kosovës të bisedojë për prona private kur qartë e përcakon ligji?! Por serbët këtë e kanë bërë me qëllim që të prolongojnë ndërtimin e Xhamisë”, ka thënë Beqiri.

Sakaq, shton Beqiri, të gjitha kishat ortodokse në jug, pra 2 sish, janë rindërtuar pasi që u shkatërruan gjatë ngjarjeve të marsit të vitit 2004”.

Sa për autorin e zjarrëvënies, ai ka shtuar se KBI-ja në Mitrovicë, nuk ka ndonjë emër konkret se kush e ka djegur xhaminë, por mjafton fakti se atë e kanë djegur forcat serbe dhe grupet paramilitare serbe.

Por një burim i portalit ‘tesheshi’ ka theksuar me kusht të anonimitetit se zyrtarë të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës e dinë me emër se kush i ka vbënë zjarrin Xhamisë së Ibrit; është fjala për  ish-pjesëtar të policisë serbe, i cili gjatë luftës ka qenë përgjegjës për ‘lagjen e boshnjakëve’ ku bën pjesë edhe xhamia. /tesheshi.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here