A DËGJOJNË TË VDEKURIT?

0
229

Dijetari i nderuar Ibnu Uthejmin (Allahu e meshiroftë) është pyetur: Cili është mendimi më i saktë për dëgjimin e të vdekurve ?
Përgjigje:” Më e sakta është ajo që kanë pohuar argumetet Profetike dhe nuk kanë kurrfarë kundërthënie, siç është hadithi ku Profeti (alejhi selam) thotë: “Me të vërtetë i vdekuri, në momentin kur largohen njerëzit e tij (që e përcjellin), i dëgjon zhurmat e këpucëve të tyre.”

Po ashtu, është saktësuar nga Pejgamberi (alejhi selam) se ai ka qëndruar mbi kufomat e jobesimtarëve të vrarë në Bedër dhe i ka qortuar ashpër (duke u folur me emra). Dhe në momentin kur sahabët i thanë: Si u flet atyre (ndërkohë që janë të vdekur)? Ai u tha: “Ata degjojnë më mirë sesa ju.”

Apo siç është përcjellë në hadithin tjetër: “Çdo musliman që i jep selam një të varrosuri që e ka njohur në dynja, Allahu ia kthen shpirtin me qëllim që ai të kthejë selamin.”

Pra origjina eshtë se ata nuk dëgjojnë, sepse shpirtrat e tyre janë ndarë nga trupat. Por nga ana tjetër duhet të pohojmë atë që kanë shprehur hadithet, sepse besimi i fjalëve të Profetit është i detyrueshëm. [Likau Babaul Meftuh25/222].

Gjithashtu Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Nëse supozojmë se ata (të vdekurit) dëgjojnë, përsëri nuk munden tu sjellin dobi të tjerëve, në kuptimin se nuk kanë mundësi ti luten Allahut për ta, të kërkojnë falje apo të ndërmjetësojnë!

E them këtë, me qëllim që asnjëri prej adhuruesve të varreve të mos këtë mundësi të kapet pas këtyre fjalëve dhe të thotë: Përderisa ata dëgjojnë, atëherë kjo tregon se janë prej evlijave të Zotit, prandaj u kërkojmë atyre që të luten tek Allahu për ne, apo që të ndërmjetësojnë për ne. Realisht kjo nuk ndodh aspak, sepse njeriu kur vdes i ndërpriten të gjitha punët, përveç tri gjërave: Sadakaja rrjedhëse, dija prej të cilës përfitojnë njerëzit dhe fëmija i mirë i cili lutet për të. [Likau babul muftuh.14/87].

Përktheu Arjan Gazidede

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here