Çfarë na mungon?

0
225

Çfarë na mungon?
Formimi i besimtarëve të kohës sonë vazhdon të shoqërohet me mangësi të cilat po e pengojnë mbarëvajtjen e këtij procesi. Për t’u mënjanuar këto deformime dhe për t’u plotësuar mangësitë, mendoj se formimi duhet të kaloje nëpër dy procese të rëndësishme, madje te domosdoshme:
1. Procesi i ligjësimit, çka nënkupton vërtetimin e të gjitha kuptimeve dhe veprimeve me certifikatën e njohjes apo zbardhjen e tyre me dritën e dijes.
2. Procesi i normalizimit, ku kemi situatën kur kuptimet dhe veprimet kanë bazë ligjore, por, për shkak të mungesës së dijes gjatë formimit, kanë lëvizur nga pozicionet e tyre të duhura.
Andaj, kemi nevojë të kalojmë në procesin e normalizimit të kuptimeve dhe të praktikave tona, dhe këtë ta bëjmë me standarde sipas të cilave dijetarët tanë zhvilluan të kuptuarit dhe interpretimin e fesë. Me fjalë të tjera, që formimi të jetë i plotë dhe i sigurt, larg çfarëdo polarizimi dhe ekstremizmi, duhet të zbatohet nga personat kompetentë, përndryshe do të na shfaqen vazhdimisht modele të ndryshme të deformimeve.
Hoxhë Enis Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here