Çfarë janë hadithet kudsije dhe pse quhen të tilla?

0
157

Fetvaja me nr 11304

Pyetje: Çfarë janë hadithet kudsije dhe pse quhen të tilla?

Përgjigje: Hadithet kudsije janë ato thënie të cilat i përcjell Muhamedi salallahu alejhi ue selem nga Zoti i tij, nëpërmjet Xhibrilit alejhi selam, ose shpallje e drejtëpërdrejtë në gjendje zgjimi, ose në ëndërr. Kudsije rrjedh nga fjala kuds që do të thotë: pastërti dhe dëlirësi. Hadithet kudsije i dedikohen Allahut, i Cili ndër emrat e Tij të bukur ka emrin el Kud-dus që do të thotë: I Dëlirësuar nga çdo e metë dhe mangësi.

Allahu e jep suksesin

[Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike]

Abdulaziz bin Bazi

Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Shuajb Rexha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here