Çfar tha I dërguari i Allahut, alejhi selam për gratë që imitojnë burrat dhe burrat që imitojnë gratë

0
240

Ka thënë Ibn Abasi, radijAllahu anhu: “I dërguari i Allahut, alejhi selam, i ka mallkuar ata burra që imitojnë gratë dhe gratë që imitojnë burrat.” (Buhariu)

Imitimi i tillë dallohet në të gjithë gjërat dhe format me të cilat karakterizohet secila gjini, si: veshja, ecja, të folurit, puna, zbukurimi etj,.

Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, ka thënë: “I Dërguari i Allahut e ka mallkuar mashkullin që vishet me rroba grash dhe gruan që vishet si meshkujt.” (Ebu Daudi)

Gjithashtu, nga veprat, për të cilat mallkohet gruaja, është zbukurimi dhe shfaqja e bukurive të tyre tek meshkujt e huaj; ato që vishen me rroba të tejdukshme, përdorin makijazh përpara të tjerëve, rroba dhe aksesorë me ngjyra tërheqëse, parfumosen etj,. Kjo vlen edhe për ato femra që janë të mbuluara.

“Mëkatet e mëdha” – Imam Dhehebiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here