NËSË SE PËRMEN EMRIN E ALLAHUT
Hudhejfeja r.a. thotë: “Ne, kur hanim ushqim së bashku me të Dërguarin e All-llahut, nuk e zgjatnim dorën në ushqim, para se t’ia fillonte Pejgamberi salallahu alejhi ve selme
Njëherë ishim duke ngrënë së bashku me Pejgamberin salallahu alejhi ve selme dhe erdhi një shërbëtore (xharije), sikur e shtyrë nga dikush, erdhi dhe deshi ta vërë dorën e saj në ushqim, por Pejgamberi salallahu alejhi ve selmee kapi për dore. Pastaj erdhi një beduin (malësor), sikur i shtyrë nga dikush, edhe këtë Pejgamberi salallahu alejhi ve selme e kapi për dore e pastaj tha: “Vërtet, shejtanit i lejohet të hajë në ushqim nëse në të nuk është përmendur emri i All-llahut. Shejtani ka ardhur me këtë shërbëtore që të hajë së bashku me të, dhe për këtë unë e kapa për dore, e pengova të hajë. Pastaj shejtani erdhi me këtë beduin, që nëpërmes tij të hajë, prandaj edhe këtë e kapa për dore, e pengova. Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, vërtet është dora e tij (shejtanit) në dorën time, me duart e tyre (të shërbëtores dhe beduinit) nuk kam vepruar me dëshirën time, por me urdhrin e Tij i kam penguar që të hanë me ne, pa e përmendur emrin e All-llahut.” Pastaj i Dërguari i All-llahut e përmendi emrin e All-llahut të Madhëruar.”
(Transmeton Muslimi)