Ç’ËSHTË ZEMËRIMI ?

0
230

Në kuptimin gjuhësor zemërimi është ndjenjë e fortë e hidhërimit, pakënaqësisë dhe armiqësisë. Në aspektin teknik, zemërimi është një ndryshim intern i emocioneve i cili kërkon sulm dhe hakmarrje ashtuqë të përmbushet kënaqësia shpirtërore. Tërbimi është më i fortë se zemërimi, andaj edhe është i definuar si i egër dhe zemërim i dhunshëm.

Shenjat e zemërimit

Zemërimi ka karakteristika dhe forma të paraqitjes prej të cilave do t’i veçojmë:

-Fryrje e venave me skuqje të fytyrës dhe syve;
-Mrrolja, afrimi i dy vetullave dhe rrudhja e lëkurës në ballë;
-Sulm fizik dhe verbal ndaj të tjerëve;
-Kthimi i të keqes me të keqe pamarr parasysh pasojat;
-Pakënaqësi ekstreme.

Ilaçi i zemërimit

Ilaçi i parë preventiv është nga ndjeshmëria në provokime. Kjo duhet të jetë e domosdoshme që njerëzit të preokupohen me diç tjetër me qëllim të orientimit personal. Përveç përkujtimit ndaj Allahut ose ibadetit, ekzistojnë edhe mënyra tjera që mund të ndihmojnë. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e ka këshilluar një njeri që të pinë ujë kur hidhërohet me bashkëshorten dhe ta mbajë në gojë pa e përbi. Pas disa muajsh të kësaj këshille bashkëshorti vie te Pejgamberi salallahu alejhi ve selm duke e lajmëruar se këshilla e tij ka pasur sukses.
Meqë besojmë se zemërimi është shprehje e kontrollimit të shejtanit, nuk duhet lejuar që ai të merr kontrollin. Allahu i Madhërishëm në Kuranin fisnik urdhëron e thotë:
“ E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej Allahut se vërtet Ai është dëgjuesi i dijshmi.” (Fussilet,36)
Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka këshilluar që kur jemi të zemëruar të ulemi ose të shtrihemi, sepse nuk është lehtë me e goditë dikë kur jemi në këtë pozitë. Por, ilaçi më i mirë është me menduar për hidhërimin dhe dënimin e Allahut. A thua hidhërimi i Allahut është më i vogël se i yni? Dhe çfarë ndodhë kur Ai shprehë hidhërimin e tij? Ne, njerëzit që kërkojmë falje nga Allahu së pari duhet falur njerëzit. Kur falim dikë, vendoset paqja dhe qetësia në zemrat tona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here