ME ÇDO CIGARE, FALI NGA DY REKATE!

0
141

Një ditë një njeri shkoi deri te kardiokirurgu dhe thirrësi i njohur Islam Dr. Halid el Xhubejr dhe e pyeti: Doktor i lash të gjitha gjërat që e hidhërojnë Zotim tim, përveç cigares. Cigaren nuk po mundem ta la.

Doktori iu përgjigj: A dëshiron të pendohesh dhe ta lash duhanin?

Doktor, pasha Allahun i provova të gjitha metodat e mundura po nuk po mundem ta la!

Doktori i tha: Atëherë provo që pas çdo cigares që do ta pish të marrish abdes, edhe nëse je me abdes, dhe t’i falish nga dy rekate për Allahun.

Pas një periudhe erdhi i njëjti njeri edhe atë duke u buzëqeshur, kurse mjeku i tha: O vëllau im, pse po qesh?!

Njeriu i tha: Doktor, edhe pse i pija 30 cigare në ditë që nga dita e parë kur e bëra nijet që pas çdo cigares t’i fali nga dy rekate, shejtani secilën herë kur doja ta dhesi një cigare vinte dhe më bënte vesvese dhe më thonte: O ti njeri nuk është patjetër ta dhesësh. Pse po e dhes?! Plus asaj donë të marsh abdes dhe t’i falish dy rekate?!! Jo, jo, mos gabo. Ma mirë për ty.

Ditën e parë i dhesa vetëm se pesë nga tridhjetë që i pija më herët, kurse ditën e dytë vetëm se tri dhe i bëra një javë që e lash përfundimisht.

Doktori i tha: Pasha Allahun, nuk e paramendoja se kjo metodë do të jetë e suksesshme me duhanin!!

Pra … me çdo cigare fali nga dy rekate.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here