Arbana nuk e bëri të lumtur Pastorin, Imami njohur i jep “zgjidhjen e bukur” babait “kokëfortë”!

0
221

Arbana nuk e bëri të lumtur Pastorin, Imami njohur i jep “zgjidhjen e bukur” babait “kokëfortë”!
Imami nga Tirana Ahmed Ilmi Kalaja merr përsipër të ndihmojë Gëzimin duke e quajtur Heroin e javës
Pastori donte ti merrte femijët nën kujdesin e tij, por Imami i del në krah Gëzimit duke i dhënë “zgjidhjen e bukur” sipas tij..
Gëzimi, babai i katër fëmijeve, ndër tëcilat dy vajza pa nënë, të cilat në pamundësi për tu kujdesr vetë, ishte detyruar ti dërgonte përkohësisht në shtëpinë e fëmisë,
Arbana Osmani në emisionin e saj Dua të bëj të lumtur u mundua me çdo kusht ti mbushte mëndjen Gëzimit, se zgjidhja më e mirë për familjen e tij ishte që pastori ti birësonte vajzat e tij. U mundua fillimisht duke e bindur vetë, pastaj duke parë vendosshmerinë e tij, përdori presionin e perfaqesuesve të avokatit te popullit, u mundua duke e vënë ne turp me reagimin e publikut, dhe në fund u mundua ta joshte me çekun e Gotech-ut, por babai dukej mëse i vendosur, edhe pse kunër të gjithëve se ajo nuk ishte zgjidhja më e lumtur për familjen e tij ashtu siç Arbana u mundua ta paraqiste.
Siç u përfol edhe ne rrjetet sociale, u duk sikur Arbana Osmani nuk kishte për qëllim të bënte të lumtur familjen e Gëzimit, por të bënte te lumtur Pastorin dhe misionin e tij..
Duke marrë shkas nga emisioni, imami i njohur i një prej Xhamive të Tiranës i del ne krah Prindrit të dëshpëruar duke i ofruar ndihmën e tij që vajzat të jetojnë në një shtëpi me të. Ja si u shpreh ai në profilin e tij ne Facebook:
Do Të Takoj Hero Gëzimin.
Me emër të Zotit një zgjidhje e bukur e pret Gëzimin. Gëzimi hero të tjerët sdua të komentoj për ata aspak. Gëzimi njeriu hero; hero i fundjavës që e meriton këtë titull për qëndrimin e mbajtur; ndersa ata të tjerët të gjithë bashkë duhet të kuptojnë se lidhja e prindit e fëmijës është lidhje shpirti nuk mund të zevendësohet me atë të materies. Gëzimi i lidhur fort me hyjnoren, Zoti të bekoftë. Të tjerët të lidhur fort me këtë botë mos të them gjë tjetër ndoshta qëllimi ishte i mirë; po publiku më habiti Zoti i udhëzoftë; Zot fali se sdijnë çbëjnë e çthonë. Ku janë ata që ndihmojnë për të pasur një familje të shëndoshë e të shëndetshme?! Këta “zotërinjtë” shpenzimet për vajzat le t’jua çojnë ushqime çdo muaj nëse besojnë Zot e të kontribuojnë që fëmijët të rriten pranë gjirit të familjes; e në mos duhet ne si shoqëri ti përgjigjemi Gëzimit e ti themi stop këtij modeli aspak njerëzor për traditën e kulturën shqiptare. Gëzim na gëzove shpirtat të gëzoftë Zoti; e kurrë mos pafsh keq as ti as familja jote. Ju të tjerët na hidhëruat pezmatuat mërzitët të gjithë pa përjashtim; Zoti ju pastë ndjesë e ju udhëzoftë. Ps: Urgjente Unë Dua të lidhem me Gëzmin nëse e njeh dikush të më shkruajë në inbox. Faleminderit.
Ditën e sotme ai është nisur drejt shtëpisë së Gëzimit duke i premtuar rregulimin e shtëpise dhe duke i siguruar atij një rroge mujore që ti mundësojë atij bashkimin dhe kujdesin për vajzat e tij, ashtu siç deklaroi ne një video ne profilin e tij. shqiptari.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here