A DUHET TI PËRGËZOJMË TË TJERËT?

0
506

PËRGËZIMI DHE URIMI JANË VIRTYT FETAR
All-llahu i Madhëruar thotë:

“Përgëzoji robërit e Mi, që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre.”

(ez-Zumer:17-18)

“Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirë­bërës dhe se do t’i dërgojë në Xhenet ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme.”

(et-Tewbe: 21)

“Dhe ne e gëzuam me një djalosh të mirë.”

(es-Saffat:101)

“Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë me laj­me të mira.”

(Hud:69)

“Kurse gruaja e tij rrinte në këmbë dhe ne e përgëzu-am me Is-hakun e pas Is-hakut dhe Jakupin.”

(Hud:71)

“Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë, engjëjt e thi­rrën: All-llahu ty të përgëzoi me Jahjanë.”

(Ali Imran: 39)

“Dhe kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, All-llahu të përgë­zon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih.”

(Ali Imran:45)

Ka edhe shumë ajete të tjera të njohura në këtë temë, ndërsa sa u përket haditheve:

Ebu Ibrahimi, i cili quhet edhe Ebu Muhammed dhe Ebu Muavije Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.a. thotë se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e ka për­gë­zuar Hatixhen r.a. me një shtëpi prej margari­ta­rëve në Xhenet, në të cilën nuk ka zhurmë, as monotoni e as lodhje.

(Muttefekun alejhi)