Spazmat në këmbë i karakterizon dhembja e befasishme dhe shtrëngimi i muskujve në këmbë. Këto më shpesh janë muskujt e pulpave, muskujt e pasëm të kofshës si dhe kuadricepsin, edhe pse spazma zakonisht zgjatë vetëm disa sekonda, ndonjëherë duhen deri në disa minuta që muskujt të relaksohen.
Me relaksimin e muskujve edhe dhembja nga spazma zakonisht largohet.
Cfarë i shkakton spazmat në këmbë?
Gjëra të caktuara janë faktorë të cilët i kontribojnë shfaqjes së spazmave në këmbë, edhe pse këta faktorë nuk janë shkaktarë direkt të tyre. Këta faktorë janë:
Dehidrimi
Ushtrimet e rënda
Lëndimet
Mungesa e mineraleve
Qarkullimi i dobët i gjakut
Pesha e tepërt trupore
Efekti anësor i ilaqeve të caktuara
Cfarë duhet vepruar?
Uthull molle: Në një gotë me ujë të vakët përzijeni një lugë të mesme me mjaltë dhe dy lugë të mesme uthull molle, përzijeni mirë dhe pijeni.
Ushtroni presion: Shtypeni pjesën qëndrore ku keni spazëm me grusht apo me gishtin e madh të dorës për 15 sekonda. Pas kësaj spazma zakonishtë qetësohet.
Shtrirje: Ndonjëherë është njëra nga mënyrat më të mira për largim të spazmës, veqanërishtë nëse është fjala për spazëm në kofshë. Nëse spazma është në pulpë, shtrijeni shputën nga lartë, ose më anë të dorës, ose duke e mbeshtetur në dysheme.
Uluni në dush të mbushur me ujë të nxehtë: Uji i nxehtë ndihmon në relaksimin e muskujve dhe zbutjen e spazmave.
Banane dhe patate: Nëse vuani nga spazmat e shpeshta në këmbë, kjo mundë të jetë shenjë që ju keni mungesë të kaliumit. Burimet më të mira të këtij minerali janë bananet dhe patatet pra do ishte më shumë se e preferuar që ju ti hani sa më shpesh ato (banen cdo ditë, patate cdo të dytën ditë apo të tretën ditë).
Terapia me kupa: Ndryshe njijet edhe me emërtimin Hixhama, apo ang. Cupping Therapy. Vendosen kupat në pjesën e pulpave apo kofshës varësisht nga vendi i spazmave, tendoset lëkura me sistemin e vakumit në kupa, largohet gjaku toksik. Efekti është shumë i fuqishëm dhe rezultatet janë ne masë të madhe pozitive.
Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)