Rregullimi i jetës emotive dhe psiko-sociale duke ndërtur familje të shëndoshë

0
243

Rregullimi i jetës emotive dhe psiko-sociale duke ndërtur familje të shëndoshë

Çështjet si emocionet, dashuria, urrejtja, xhelozia, sjelljet sociale, adoleshenca, edukata seksuale në islam, fejesa, martesa, kriteret, sfidat , sjelljet në bashkëshortësi, shkaqet e lumturisë në bashkëshortësi, urdhëresat dhe ndalesat në sjellje bashkëshortore, edukimi i fëmijëve,.etj, janë çështje që duhen trajtuar drejt dhe sipas Islamit, për një familje sa më të shëndoshë e cila është faktor kyç në rregullimin e jetës ekuilibruese psiko-sociale,pra nëse ajo ndërtohet në mënyrë të shëndoshë,adekuate dhe të drejtë në qdo shtëpi atëherë padyshim që frut i kësaj është edhe shoqëria e shëndoshë.
Duhet të pohojmë se Islami është fe që pranon ndjenjën seksuale (epshore) të individit e assesi nuk lyp prej tij ta zhdukë këtë ndjenjë, ashtu siç e bën priftërizmi, por edhe
nuk lejon atë që bënë ideologjitë ateiste, liri totale pa kurrfarë norme morale dhe etike, ku personi në fillim u jepet epsheve, e pastaj epshi bëhet zot i tij, ashtu siç e quan Kur’ani fisnik ku thotë: “A e ke parë ti (Muhammed) atë duke e ditur, epshin e vet e respekton si zot të vetin” (El-Xhathije:23).
Mu për këtë Islami është përcaktuar për një rrugë të mesme: e pranon epshin dhe ndjenjën për të, por në të njëjtën kohë ofron edhe mundësinë e edukimit dhe
kontrollimit të tij. Prej të riut sot nuk kërkohet ta shkatërrojë këtë ndjenjë, por islami dëshiron që me vullnet dhe vetëdije të përkryer ta kontrollojë këtë ndjenjë.
Në këtë aspekt martesa ka efekt pozitiv. Martesa ruan moralin e njerëzimit, gjendjen shpirtërore, psikike e mendore. Zoti i Madhëruar thotë në Kur’an:
“Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i gjithdijshëm.” (Nur:32)

Dhuroja vetes hisen e merituar të kënaqësive brenda kornizave të së lejuarës, duke mos e tepruar. Nefsi është krijuar i tillë që të vrapojë pas kënaqësive dhe është vënë në provim që ta vërë epshin nën kontroll. Ai që e privon veten plotësisht prej këtyre kënaqësive ka kundërshtuar natyrën njerëzore dhe ka hedhur poshtë udhëzimin e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit alejhi selam, i cili martohej, hante ushqimin më të mirë të mundshëm dhe përdorte parfumet me aromën më të këndshme. Abstenimi nga kënaqësitë që të takojnë, shkakton çrregullim psikik dhe veprimi i tillë është pasojë e ndonjë defekti psikik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here