DUAT-LUTJET ME RASTIN E VESHJEVE TË RROBAVE

0
241

KUR VESH RROBËN:

الْحَمْدُ للَّهِ الَّذِي كَسَانِي هَذَا الثَّوْبَ وَرَزَقَنِيهِ مِنْ غَيْرِ حَوْلٍ مِنِّي وَلَا قُوَّةٍ.

Elḥamdu lil-lãhil-ledhĩ kesãnĩ hãdhã (eth-thewbe) we razeḳanĩhi min ġajri ḥawlin minnĩ we lã ḳuwweh.

(Lavdia i takon Allahut, i Cili më mundësoi të vesh këtë rrobë dhe më furnizoi me të, pa lëvizje dhe pa fuqi nga ana ime).(1)

KUR VESH NJË RROBË TË RE:

اللَّهُمَّ لَكَ الْحَمْدُ أَنْتَ كَسَوْتَنِيهِ، أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِهِ وَخَيْرِ مَا صُنِعَ لَهُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهِ وَشَرِّ مَا صُنِعَ لَهُ

All-llãhumme lekel-ḥamdu Ente kesewtenĩhi, es’eluke min ḣajrihi we ḣajri ma ṣuni’a lehu, we e’ũdhu bike min sherrihi we sherri mã ṣuni’a lehu.

(O Allah! Ty të takon lavdia! Ti më bëre rrizk këtë veshje. Të kërkoj të ma bësh të dobishme dhe të më mundësosh përdorimin e saj në të mirën për të cilën është prodhuar! Kërkoj të më mbrosh nga sherri(2) i saj dhe nga përdorimi i saj për gjynahe!).(3)

LUTJA PËR DIKË TJETËR, QË KA VESHUR NJË RROBË TË RE:

تُبْلِي وَيُخْلِفُ اللَّهُ تَعَالَى.

(Allahu të dhëntë jetëgjatësi në të mirë), që kjo rrobë të vjetërohet dhe të ta zëvendësojë Allahu i Lartësuar me të tjera). (4)

اِلْبِسْ جَدِيدًا وَعِشْ حَمِيدًا وَمُتْ شَهِيدًا.

Ilbis xhedĩden, we ‘ish ḥamĩden, we mut shehĩden.

(Veshç gjithmonë të reja, jetofsh i nderuar dhe vdeksh si dëshmor!).(5)

KUR ZHVESH RROBAT:

بِسْمِ اللَّهِ

(Me emrin e Allahut).

Nga libri: “Mburoja e Muslimanit”.

____________________________

1 – Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe. Albani e vlerëson si hadith të mirë. [Njeriu nuk bën dot asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për asnjë veprim përveç nëse do Allahu].

2 – Rroba është e dëmshme për përdoruesin, për shembull, kur është haram, e papastër, e dobët ose shkak për vetëpëlqim, mburrje etj.].
3 – Ebu Davudi (Muhtesar Shemail).
4 – Ebu Davudi (Sahih Ebu Davud).
5 – Ibn Maxhe (Sahih Ibën Maxhe).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here