Dikush betohet dhe në fund thotë: In shaAllah (në dashtë Zoti)?
Fetvaja nr: 13519
Pyetje: Cili është kuptimi i hadithit ku Pejgamberi (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Ai i cili betohet për diçka dhe thotë (pas betimit): Në dashtë Allahu! Atëherë nuk e ka thyer betimin”.
Përgjigje: Transmetojnë Sunenet nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i dërguari i Allahut (paqja e nderimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Ai i cili betohet për diçka dhe thotë (pas betimit): Në dashtë Allahu! Atëherë nuk e ka thyer betimin”.
Kuptimi i hadithit është se: aì i cili e mbyll betimin e tij me fjalën In sha Allah “nëse do Allahu” atëherë kjo fjalë e pengon betimin që të marrë dispozitat e tij. Nëse dikush betohet që të kryej një vepër duke përmendur në betim “nëse do Allahu” e nuk e kryen atë vepër, atëherë nuk ka nevojë që ta shpaguaj betimin e tij. E njëjta gjë ndodh edhe nëse betohet për të lënë një vepër dhe thotë: “nëse do Allahu” e më pas e kryen atë vepër, atëherë nuk detyrohet për shpagim.
Suksesi vjen vetëm prej Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të dërguarin e tij, familjen dhe pasuesit e tij.
[Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave]
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz
Nënkryetar: Abdurazak Afifi
Antarë: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama