SI TI TEJKALOJM TË TJERËT PËR NGA VEPRAT E MIRA !?

0
226

Nga Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, gjithashtu, transmetohet: “Disa shokë të Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i thanë Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: ‘O Resulull-llah, pasanikët na tejkaluan dhe mblodhën të gjitha shpërblimet; falen sikur falemi ne, agjërojnë sikur që agjërojmë ne dhe ndajnë sadakë nga pasuria më e vlefshme e tyre.’ Resulull-llahu tha:

‘A nuk ua ka mundësuar All-llahu xhel-le shanuhu edhe juve që sadakë të ndani? Vërtet në çdo tesbih (subhanall-llah) ka sadakë; në çdo tekbir (All-llahu ekber) ka sadakë; në çdo tahmid (el-hamdu lil-lah) ka sadakë; në çdo tahlil (la ilahe il-lall-llah) ka sadakë; edhe në urdhërimin e të mirës ka sadakë; edhe në ndalimin e të keqes ka sadakë; dhe në të kënaqurit e epsheve (në hallall) ka sadakë.’ Ata thanë: ‘O i Dërguari i Zotit, a thua edhe kur ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim?’ Resulull-llahu tha: ‘Ç’mendoni, sikur epshin e vet ta kënaqë në mënyrë të ndaluar, a nuk do ta meritonte mëkatin (dënimin)? Gjithashtu, kur ta kënaqë në mënyrë të lejuar do të ketë shpërblimin’.”

(Muslimi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here