Një shok, i cili udhëtoi në Uzbekistan, me qëllim të da’vetit, me tregoi se pamja më e mirë në atë vend ishin gratë mullimane, të cilat vishnin rroba modeste dhe me këtë ruanin nderin e tyre, mirëpo unë u ndjeva i pikëlluar, sepse shumë prej vajzave dhe grave tona kalojnë kohën në tregje, ndonëse nuk kanë nevojë të madhe për të shkuar atje. Për më tepër, ku është hixhabi me të cilin i ka urdhëruar Allahu? Dikush vendos abajen mbi supe, derisa të tjerat veshin rroba të ngushta ose pantallona. Ky nuk është hixhabi me të cilin ju ka urdhëruar Allahu! Ato gjithashtu përzihen me burra dhe lirshëm bisedojnë me ta. Në ketë mënyrë shejtani i sprovon zemrat e tyre, sepse tregu është shtabi i shejtanit, ku ai e ngrit flamurin për t’u përdhunuar nderi i motrave.
E nderuara motër, çfarë nevoje kanë gratë muslimane, të cilat i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe shkojnë në treg? Natyrisht se nëse kanë nevojë, ato mund të gjejnë dyqane për gra, ku motra jonë është larg ngacmimeve të burrave dhe kjo është më e mirë për juve, edhe nëse këto dyqane nuk i kanë llojet e rrobave më të mira që ju dëshironi t’i blini. Po ashtu, bashkëshorti, i biri ose vëllai mund t’i blejnë shumë artikuj që ju duhen grave, pa pas nevojë që ato të shkojnë në treg.
E nderuara motër, le të jetë brengë e juaj konkurrimi në kryerjen e adhurimeve dhe jo konkurrimi në blerjen e shumë rrobave ose xhevahireve. Bukuria juaj qëndron në besim dhe nder. Nëse duhet të shkoni në treg atëherë sigurohuni se keni veshur hixhabin e kompletuar, largohu përdorimit të parfumit dhe bisedave të lirshme me burra të huaj, e sidomos me shitësit. Mbaje në mend se kur gratë muslimane kanë nevojë të dalin, ato i kryejnë punët që kanë dhe menjëherë kthehen në shtëpi.
Gratë muslimane nuk kanë nevojë të shkojnë në treg shpesh ose të veshin rroba të reja çdo ditë. Është fakt që kur bashkëshortja është e kënaqur dhe i bindet Allahut, ajo bëhet më e bukur në shikim të burrit, sidomos kur është e përkushtuar në shërbim të tij. Nëse një grua përpiqet shumë të garojë në blerjen e rrobave dhe xhevahireve dhe kalon shumicën e kohës jashtë shtëpisë, duke kërkuar gjëra të lira ose këpucë të mira, mendja e saj nuk do të jetë te burri. Kjo nuk është një grua e mirë për të jetuar me të, e as shembull i mirë për t’u pasuar.
LIBRI Pengesat në rrugë
Abdul Melik El Kasim