ÇELËSAT E SË MIRËS

0
520

Çelësi i namazit: Pastrimi.
Çelësi i bamirësisë: Sinqeriteti.
Çelësi i fitores: Durimi.
Çelësi i shtimit të pasurisë: Falënderimi.
Çelësi i përmbushjes së kërkesës: Duaja.
Çelësi i Haxhit: Ihrami.
Çelësi i diturisë: Pyetja në formë të mirë dhe dëgjimi me vëmendje.
Çelësi i pasionit për Ahiret: Asketizmi në dunja.
Çelësi i besimit: Meditimi i argumenteve dhe krijesave të Allahut të Madhëruar.
Çelësi i jetës së zemrës: Meditimi i Kur’anit, përulja në mesnatë dhe ikja nga mëkatet.
Çelësi i furnizimit: Puna e shoqëruar me istigfar (kërkimi falje) dhe devotshmëri.
Çelësi i krenarisë: Respektimi i Allahut dhe të dërguarit të Tij.
Çelësi i përgatitjes për Ahiret: Shpresa e shkurtër dhe e paktë.
Çelësi i mëshirës: Përpikëria në adhurimin e Krijuesit dhe nxitimi për t’iu bërë mirë krijesave të Tij.
Çelësi i çdo të mire: Kureshtja për Allahun dhe botën e amshuar.

Përshtati në shqip: Sedat Islami