Dijetari musliman zbuloi Amerikën 500 vite para Kolombos

0
575

Dijetari musliman nga Azia qëndrore Abu Raihan al-Biruni ka dhënë hipotezën për ekzistencën e Amerikës në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë.

Për shekuj me radhë e ashtuquajtura ‘histori zyrtare’ është përpjekur të bindë botën se eksploruesi spanjoll Kristofer Kolombo ishte personi i parë që zbuloi Amerikën, megjithatë një artikull ka dalë në dritë i cili pretendon se dijetari musliman i Azisë qëndrore Abu Raihan al-Biruni zbuloi këtë kontinent shekuj më parë para Kolombos.
Duke shkruar në Historia Sot, S.Frederik Starr shpjegoi se në të vërtetë dijetari musliman kishte zbuluar Amerikën shumë më përpara se Kolombo të nisej më 1948. Sipas, shkrimit, Abu Raihan al-Biruni, i cili ka lindur më 1973 në Uzbekistanin e sotëm, ishte personi i parë që zyrtarisht kishte sugjeruar se një tokë e pazbuluar në oqean në mes të Europës dhe Azisë në të vërtetë ekziston.
Edhe pse al-Biruni, i cili pretendoi në fillim të shekullit të njëmbëdhjetë, asnjëherë vetë nuk shkeli mbi Amerikë, ekspertiza e pashoqe në gjeografi dhe hartë e udhëhoqi atë në përfundimin se bota e njohur-e cila shtrihet nga brigjet perëndimore të Evropës dhe Afrikës për në brigjet lindore të Azisë-përbënte dy të pestat e botës.
Njohja e gjuhës indiane si dhe trajnimi në matematikë, astronomi, mineralogji, gjeografi, kartografi, gjeometri dhe trigonometri me dijetarë të mëdhenj si Ahmed al-Farghani, i mundësoi atij një depërtim të thellë në shkencat e fushave të ndryshme dhe qytetërimeve.
Duke studiuar veprat e dijetarëve të lashtë grek si Klaud Ptolemeu dhe Pitagorës, el-Biruni ishte nga të paktë njerëz në atë kohë që në fakt ka parashikuar me saktësi se toka ishte e rrumbullakët.
Al-Biruni ka dhënë një vlerësim të perimetrit të tokës, e cila ka ndodhur të jetë shumë e saktë, duke anashkaluar vetëm 10.44 milje nga matjet moderne. Duke propozuar që toka rrotullohet rreth diellit në vend të nocionit të kundërt të asaj kohe, në librin e tij Codex Masudicus, Biruni gjithashtu ka dhënë hipotezën e ekzistencës së Amerikës.
Kjo teori u propozua në vitin 1037, ku al-Biruni do të kishte qenë 70 vjeç. Për këtë aryse, shtyrja në moshë dhe mos posedimi i mjeteve për të bërë këtë udhëtim, pohimi i al-Birunit mbeti një teori e thjeshtë. Megjithatë, al-Biruni ishte personi i parë nga bota i njohur për pohimin se “bota e re” ekziston. /telegrafi