Ua dhuroj disa urtësi që më lanë mbresa:
- Nëse je në namaz, ruaje zemrën tënde të mos preokupohet me diç tjetër!
- Nëse je në mesin e njerëzve, ruaje gjuhën tënde nga përgojimi!
- Nëse je në shtëpitë e njerëzve, ruaje shikimin!
- Nëse je pran ushqimit, ruaje lukthin!
- Dy gjëra mos i përkujto asnjëherë: Dëmin e njerëzve që ta kanë bërë dhe të mirat që ti ua ke bërë!
- Dy mos i harro asnjëherë: Allahun e Madhëruar dhe Ditën e Ahiretit!