7 GJERA PAS VDEKJES

0
207

“Shtatë gjëra vazhdojnë të tubojnë shpërblimin për robin ndërsa ai
gjendet ne varr mbasi të vdesë: personin të cilin e edukon, kanalin
që e mih, bunarin që e shpon, palmën e hurmës që e mbjell, xhaminë që e ndërton, disa Kurana që i dhuron dhe një fëmijë që lyp falje për të mbas vdekjes së tij.” (el-Bezzar, 7289. Cilësuar si hasen nga el-Albani në Xhami es-Saghir)

Dobitë nga kjo temë
“Shtatë gjëra vazhdojnë të tubojnë shpërblimin për robin ndërsa ai
gjendet ne varr mbas të vdesë …” Kjo është sikur t’i ketë bëra këto gjëra
jashtë (varrit) drejtpërsëdrejti.
“Personi të cilin e edukon…” Ai harxhon para në publikimin e librave, shpërndarjen e tyre si dhe të fetwave.
“Kanalin që e mih, bunarin që e shpon…” Ai ndihmon dhe mbështet
mihjen e kanalit dhe shpimin e bunarit. Nuk ka rëndësi se a ndihmon ai në këto gjëra apo i bën vetë, sepse dobitë e një kanali dhe bunari kalojnë përtej tij dhe mbërrijnë të tjerët.
“Palmën e hurmës që e mbjell…” Kjo, po ashtu, përfshin rrushin,
pemën e fikut dhe të gjitha pemët që japin fryte të cilat rriten dhe vilen me dorë.
“Xhaminë që e ndërton, disa Kurana që i dhuron …” Ai i bart këto
gjëra te trashëgimtarët e tij nëpërmjet testamentit. Ato mbesin pronë e tij nëpërmjet dhënies së pronës (donacion) apo wakf.
“Kurana që i dhuron dhe një fëmijë që lyp falje për të mbasi të vdesë…”
El-Bejheki tha:”S’ka kundërshtim mes këtij hadithit dhe hadithit: ‘Kur biri i Ademit të vdesë, punët e tij ndalen, përveç tri …’ Në hadith pejgamberi alejhi selam përmendi: ’Lëmosha e përsëritshme …’ Pra, këto shtatë gjëra të përmendura këtu përfshihen në këtë lloj lëmoshe.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here