10 karakteristikat dalluese te sistemit te edukimit ne Japoni qe i bejne te tjeret ta kene lakmi…

GJENI KOHE DHE LEXOJINI

10 karakteristikat dalluese te sistemit te edukimit ne Japoni qe i bejne te tjeret ta kene lakmi…

1.Sjellja para diturise
Ne shkolla japoneze, studentet nuk mbajne teste deri ne klasen e 4, mirepo mbajne vetem teste te vogla. Arsyeja per kete eshte qe femija te mos gjykohet per njohurite e tij apo saj ,por te zhvilloje karakterin dhe sjellje te mire. Mesohen se si ta respektojne njeri -tjetrin, te jene te ndjeshem ndaj natyres dhe kafsheve. Po ashtu mesojne se si te jene zemergjere, te meshirshem dhe te kuptojne vleren e drejtesise dhe te jene vetekontrolles.

2.Viti akademik fillon me 1 Prill
Perderisa shumica e shkollave dhe universiteteve fillojne vitin e tyre academik ne Shtator ose Tetor, ne Japoni fillohet ne Prill. Dita e pare e shkolles lidhet me nje fenomen jashtezakonisht te bukur natyror – kohen e lulezimit te luleve te qershise. Viti ndahet ne tre semestra: 1 Prill – 20 Korrik, 1 Shtator – 26 Dhjetor, dhe 7 Janar – 25 Mars.

3.Shumica e shkollave japoneze nuk punesojne pastrues.
Studentet e pastrojne vete shkollen e tyre<br>
Ata duhet te pastrojne klaset, kafiterite, dhe toaletet. Ndahen ne grupe dhe secili grup ka detyren e vet. Kjo i meson se si te punojne ne grup dhe si ta ndihmojne njeri tjetrin.

4.Ne shkolla ushqimi eshte i krijuar me meny standarte dhe hahet ne klase.
Sistemi i edukimit sigurohet qe studentet qe kane ushqim te shendetshem dhe te balancuar. Menyja e ushqimit realizohet jo vetem nga kuzhiniere te kualifikuar mirepo edhe nga profesioniste te kujdesit shendetsor. Ngrenia e ushqimit ne klase behet ne menyre qe te zhvillohet nje raport me i forte ne mes studenteve dhe mesuesit.

5.Aktivitetet pas shkolles jane shume te njohura ne Japoni.
Ne menyre qe te pranohen ne nje shkolle te mesme te mire, shumica e studenteve japonez behen pjese e shkollave pergaditese ose shkojne ne shkolla private pas shkolles se tyre te rregullt.

6.Perpos lendeve tradicionale, studentet mesojne kaligrafi dhe poezi japoneze.<br>
Per japonezet kaligrafia eshte nje art jo me pak i famshem se pikturat tradicionale. Perderisa poezite japoneze te njohura si Haiku shfaqin ndjenja te thella tek lexuesi. Te dyja keto lende i mesojne studentet se si ta respektojne kultures dhe traditat e vendit te tyre.

7.Pothuajse te gjithe studentet duhet te veshin uniforma.
Shkollat tradicionale japoneze kane uniforma me stil ushtarak per djemte dhe stil marinar per vajza. Kjo behet ne menyre qe ti largojne barrierat shoqerore ne mes te studenteve dhe te kene qendrim te punes.

8.Pjesemarrja e studenteve ne shkolla eshte rreth 99.99%.
Studentet japonez nuk i humbin asnjehere oret dhe po ashtu nuk vonohen per ne shkolle. Rreth 91% e tyre kane treguar se nuk i kane injoruar asnjehere cfare i ka mesuar mesuesi ne klase.

9.Nje test i vetem vendos per te ardhmen e studentit
Ne fund te shkolles se mesme studentet duhet te mbajne nje test shume te rendesishem qe vendos per te ardhmen e tyre. Ata mund te zgjedhin nje universitet qe deshirojne te pranohen dhe ai universitet ka piket e caktuara per studente. Nese studenti japonez nuk i arrin ato pike atehere ata nuk shkojne fare ne universitet. Konkurenca eshte shume e larte – vetem 76% e studenteve vazhdojne studimet pas shkolles se mesme.

10.Vitet e universitetit jane “pushimet” me te mira ne jeten e nje njeriu
Pasi te kalojne periudhen e testimit, studentet japozen zakonisht bejne nje pushim te shkurter. Ne kete vend vitet e universitetit konsiderohen si me te mirat, dhe shume shpesh i emertojne ato si periudha e “pushimit” para punes.

Leave a Reply