Viti i Ri me pasoja, adoleshenti gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë

0
212

“Viti i Ri 2018” nis me një ngjarje të rëndë në qytetin e Laçit. Një 16-vjecar që kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të ndezur fishekzjarrë, është gjetur i pajetë nga familjarët e tij pak pas mesnate.

Sipas të dhënave të para mësohet se i riu kishte një plagë në kokë, ndërsa ende nuk janë saktësuar shkaqet e vdekjes së tij.

Pritet ekspertiza mjeko–ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë, ndërsa policia e Kurbinit po heton për të zbardhur ngjarjen.

Informacion paraprak nga policia:

Me datë 01.01.2018, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K.Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarre, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë.

Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here