Tri çështjet për të cilat njeriu do të pyetet në varrin e tij

0
514

Kjo është një broshurë e shkurtër në lidhje me akiden e muslimanit me argumente nga Kurani dhe Suneti autentik. E përpiluar me formë të thjeshtë në metodën pyetje-përgjigje. Allahun e lus që ta pranojë me një pramim të mirë dhe ta bëjë atë prej dijes së dobishme, shpërblimi i së cilës vazhdon dhe pas vdekjes!

1. Nëse ty të thuhet: Kush është Zoti yt? Thuaj: Allahu është Zoti im dhe Zoti i gjithçkaje. Unë nuk adhuroj askënd përveç Tij.

Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?” El-Enam, 164

Dhe fjala e Tij: “O njerëz! Adhurojeni3 Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që kanë qenë para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm4.” El-Bekare, 21

2. Nëse ty të thuhet: Kush është feja jote? Thuaj: Feja ime është Islami. Ai (Islami) është feja e vërtetë pos të cilit Allahu nuk pranon fe tjetër.

Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë feja e vërtetë tek Allahu është Islami.” Al-Imran, 19

Dhe fjala e Tij: “Ndërsa kush kërkon fe tjetër përveç Islamit, atij nuk do t’i pranohet dhe në botën tjetër ai do të jetë prej të humburve.” Al-Imrna, 85

3. Nëse ty të thuhet: Kush është Pprofeti yt? Thuaj: Profeti im është Muhamedi i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Argumenti: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve.” El-Ahzab, 40

Dhe fjala e të Lartësuarit: “Është Ai që u solli të analfabetëve një të Dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë.” El-Xhumuah, 2

Abdurrahman bin Muhamed bin Musa Al Nasr

Përktheu: Unejs Sheme