Thuaje të vërtetën

0
196

Thuaje të vërtetën
Këtu është një histori në lidhje me një njeri që ka bërë shumë gjëra të këqija.
Një njeri shkoi te Profeti Muhamed (salAllahu alejhi we selem)dhe i tha:
O i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi we selem), unë kam shumë zakone të këqija. Cili prej tyre duhet ta lë në fillim?
Pejgamberi (salAllahu alejhi we selem) i tha: Të parën leje gënjeshtrën dhe gjithmonë fole të vërtetën.
Njeriu premtoi se ka për ta bërë këtë dhe shkoi në shtëpi.
Kur u errësua, ai filloi të pregaditet për të vjedhur. Por, para se të largohet nga shtëpia për një çast iu kujtua premtimi që i’a kishte dhënë Profetit (salAllahu alejhi we selem): Nëse Profeti (salAllahu alejhi we selem) më pyet nesër ku isha mbrëmë, çfarë do ti them,se mbrëmë kamë vjedhur, jo unë nuk mund ti them ashtu, por as nuk mund të gënjejë.Nëse ja them të vërtetën, të gjithë do të më urrejnë, dhe ata do të më thërrasin mua një hajdut, dhe unë do të dënohem për vjedhje.
Pra, njeriu vendosi të mos vjedhi atë natë, dhe ai la një zakon shumë të keq.

Ditën tjetër ai kishte dëshir që të pijë verë, por kur ai ishte gati për të pirë, ai filloi të mendonte: Çfarë do ti them Pejgamberit (salAllahu alejhi we selem), nëse më pyet se çfarë kamë bërë gjatë ditës, nuk mund të gënjej, dhe në qoftë se ju them të vërtetën, njerëzit do të më urrejnë, sepse ne muslimanët e kemi të ndaluar alkoolin.
Dhe ai e braktisi në këtë mënyrë konsumimin e alkoolit.

Dhe kështu, sa herë që ky njeri kishte në mendje për të bërë diçka të keqe, ai kujtonte premtimin që i’a kishte dhënë Pejgamberit (salAllahu alejhi we selem) që gjithmonë të fliste të vërtetën. Një nga një, ai u largua nga të gjitha zakonet e këqija të tij dhe u bë një musliman i mirë dhe një njeri shumë i mirë.
Në qoftë se ne e themi gjithmonë të vërtetën,kemi për ta shpëtuar veten nga shumë zakone të këqija.
Nëse ne e themi gjithmonë të thënë të vërtetën, ne do të jemi njerëz të mirë dhe muslimanë të mirë, që Allahu i do dhe i ndihmon.

Në sahih Buharin, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kur Allahu e do dikënd ai e thërret Xhibrilin dhe Allahu atëherë i thotë:
O Xhibril! Unë e dua filanin, kështu që duaje edhe ti, dhe Allahu e përmend me emër atë person dhe pastaj Xhibrili e do atë person. Pastaj Xhibrili i thërret të gjithë melekët e qiejeve dhe u thotë:
Allahu e do filanin, kështu duajeni atë, kështu të gjithë melekët e duan atë. Dhe pastaj Allahu vendos kënaqësinë në zemrat e njerëzve drejt atij personi!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here