| SULMI I ZEMRES |

0
185

Sulmi i zemrës (infarctus myocardii) është vdekja e pjesërishme e muskulit të zemrës nga mosfurnizimi i mjaftueshëm i tij me oksigjen. Furnizimi i muskulit të zemrës me oksigjen bëhet nga arteriet koronare (arteriet e zemrës) të cilët e sjellin gjakun në xhdo pjesë të muskulit të zemrës. Në rast të ngushtimit të arterieve koronare ose mbylljes së tyre muskuli i zemrës nuk do të furnizohet me oksigjen të mjaftueshëm , do të shkaktohet vdekja e qelizave-indeve të mbetura pa oksigjen, me çrast edhe zemra nuk do të arijë ta kryej punën e vet,furnizimin e tërë trupit me oksigjen.

Atheroskleroza ( grumbullimi i yndyrnave në muret e arteries) është shkaktari më kryesor i ngushtimit dhe mbylljes së arterive të zemrës. Gjjithashtu meshkujt mbi 45 vjeçar , femrat në menapouzë , personat që kan antarë te familjes që ka pasur sulm të zemrës nën moshën 50 vjeçare, përdorësit e duhanit , të sëmurit nga diabeti dhe ata që kan kolesterinën dhe yndyrat e gjakut mbi nivelin e duhur paraqesin grup të rezikshëm për sulm të zemrës.

Do të dyshohet për sulm të zemrës tek ata që kan shenjat-semptomet vijuese

Dhembje në kafazin e kraharorit,në formë të shtypjes-ngushtimit,me vend të papërcaktuar
Shpërndarja e dhimbjes në krahun e majtë dhe në nofullën e poshtme
Dhembje që shtohet me lëvizje, zvogëlohet me pushim, zgjat mbi 30 minuta
Së bashku me dhembjen ndjekja e djersitjes së ftohtë
Ngushtimi i frymëmarjes.
Të sëmurit e diabetit-sheqerit mundet të kenë vetëm njërën nga semptomet paraprake gjatë sulmit të zemrës.

Përcjellja sa më e shpejtë në spital e të sëmurëve që kanë shenjat e mësipërme do të jetë kontributi i juaj më i madh për shpëtimin e jetës së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here