Studim: Qumështi i nënës, mrekullia e shëndetit të bebeve

0
212

Janë të njohura gjerësisht përfitimet që kanë si nënat ashtu edhe fëmijët nga ushqyerja me gji e foshnjave. Ushqimi i foshnjave me qumështin e nënës u krijon atyre imunitet të shkëlqyeshëm, plotëson nevojat nutritive, gjithashtu krijon lidhje më të afërt me nënën.

Kjo siguri e cila realizohet ndërmjet nënës dhe fëmijës, më vonë ndikon që fëmijët, të cilët janë ushqyer me qumësht gjiri, kanë aftësi më të mira njohëse, kanë nivel më të lartë vetëbesimi dhe sigurie.

Qumështi i nënës ndihmon në rritjen e drejtë dhe në zhvillimin e nofullave. Për zhvillim të drejtë është i domosdoshëm të ushqyerit e foshnjave me qumësht të nënës të zgjatë minimum 6 muaj.

Më pak se 6 muaj apo fare mosushqyerje me qumësht të nënës, çon në shfaqje të shpeshta të anomalive ortodonike.

Studimet e reja tregojnë që zgjatja e ushqimit me qumësht nëne nuk është i lidhur me zhvillimin e kariesit te fëmijët.

Sot edhe stomatologët e fëmijëve i inkurajojnë nënat që t’i ushqejnë me qumësht gjiri fëmijët e vet.

Mirëpo, ajo që mund të ndikojë në zhvillimin e kariesit është ushqimi i shpeshtë me gji gjatë natës me bebiron, aq më parë me pije të ëmbëlsuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here