SJELLJA E BURRIT NDAJ GRUAS (KESHILLA PER NJE MARTES TE LUMTUR DHE TE SUKSESSHMES)

0
402

Ju porosis qe ndaj grave te jeni te kujdesshem, me qene se gruaja eshte e krijuar nga brinji i shtrembet, maja e te cilit eshte me e lakuar(do te thote eshte me e ndjishme, me natyr emotive). Po te hakatish ta drejtosh do ta thejsh e po nuk e drejtove do te mbetet e lakuar.
Andaj jini te kujdeshshem ndaj grave.(hadith i Pejgamberit a.s.)

Njerëzit kërkojnë lumturinë në martesë. اCdo njeri mendon se në martesë do të gjejë kënaqësi, harmoni, respekt, kuptueshmëri, përkrahje për në rrugë të vërtetë… Më pastaj, befasohet kur përballet me të vërtetën. Nga ky realitet, mjafton të flasim për këtë temë mjaft të rëndësishme.
Familja luan një rol shumë të madh për zhvillimin dhe funksionimin e drejtë të një shoqërie. Nëse familja funksionon drejtë, atëherë është për të pritur fryte cilësore nga kjo qelizë e rëndësishme e shoqërisë. Frytet më cilësore që mund të presim nga një familje që funksionon drejtë janë fëmijët e edukuar mirë, pikërisht ata, që nesër do të bëhen bartësit e kësaj shoqërie. Gjithë jetën mbi ta do të vërehen gjurmët e edukatës së familjes, qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ. Fëmijë të edukuar mirë nuk do t’i shërbejnë vetëm vetes dhe familjes, por edhe gjithë shoqërisë, e cila do ta ndjejë mirësinë e tyre. Fëmijë të edukuar keq nuk do t’i sjellin probleme vetëm familjes, por do të jenë problem edhe për gjithë shoqërinë. Për të dy kategoritë ekzistojnë shumë shembuj, që nuk është e nevojshme që t’i përmendim këtu.

ME I MIRI NDER JU ESHTE AI, I CILI ESHTE ME I MIRE ME GRUAN E VET.(hadith i Pejgamberit alejhi selam)
Shpesh do të takojmë njerëz, të cilët, nga pamja e jashtme, duket sikur zbatojnë fenë në jetën e tyre të përditshme, porse, kur largohen nga sytë e publikut dhe hynë në shtëpi, jetojnë në një mënyrë krejt tjetër nga ajo që i njohin shokët dhe kolegët. Dëshmitarë më të mirë janë gruaja dhe familja e tyre.
Eshtë për t’u habitur: këta njerëz, që tregohen jashtë goxha fetarë, a nuk kanë i dëgjuar fjalët e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem: “Më i miri ndër jush është ai që është më i mirë me gruan e vet” [hadithin e ka shënuar Tirmidhiu prej Aishës, radijallahu anha, ndërsa Albani e ka vlerësuar të saktë].

Janë shumë njerëz, që zbatimin e fesë e kanë përkufizuar vetëm në disa rregulla, duke harruar se feja islame është shumë më e gjerë dhe më gjithëpërfshirëse. Feja islame është një sistem i tërë jetese.
Përfytyroni për një çast sikur t’i pyesnin gratë tona për moralin që shpalosim, për sjelljen tonë, ibadetin, qëndrimin ndaj familjes. Me siguri që do të dëgjonim diçka, që kurrë s’na kishte shkuar në mendje. Sa herë ka ndodhur të përjetojmë ndonjë fyerje në rrugë apo në shoqëri dhe t’i kemi falur fyesit me të vetmin qëllim, që t’i tregojmë se i përmbahemi fesë tonë, duke treguar durim dhe moral të mirë.
Sikur e njëjta fyerje apo edhe diç më pak të vinte nga bashkëshortja, me siguri që nuk do ta falnim edhe aq lehtë. A thua personin që ke takuar rastësisht në rrugë, apo shoku që takon njëherë në muaj meritojnë të falen më lehtë se gruaja jote?! Vallë ai person ka bërë më shumë të mira për ty se gruaja jote, prandaj edhe meriton më tepër?! A kujdeset ai kur ti je i sëmurë, brengoset bashkë me ty kur ke ndonjë hall?! Më së paku që mund të thuhet është se që të dy janë myslimanë dhe duhet t’u falet gabimi dhe të vazhdohet me sjellje të mirë ndaj tyre, por të falurit gabimin bashkëshortes dhe sjellja e mirë ndaj saj s’ka fjalë se është më e merituar. Këtu shihet qartë dallimi mes Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, dhe neve. Para se t’i përmendim metodat më konkrete, duhet të sqarohen disa gjëra me rëndësi, që këto mënyra dhe këshilla të kuptohen drejt. Fakti që këtu po i drejtohemi burrave dhe kritikojmë sjelljen e tyre ndaj gruas nuk do të thotë se edhe sjellja e grave ndaj burrave nuk meriton kritikë, pas këtij teksti pason shkrimi për të, sepse qëllimi ynë është vendosja e një baraspeshe të sjelljes mes të dy bashkëshortëve. E dyta, shumica e këshillave janë marrë nga jetë-përshkrimi i Pejgamberit, salAllahu alejhi ue selem, e udhëzimi i tij është udhëzimi më i mirë. E treta, as mos mendoni se dikush u garanton më shumë të drejta bashkëshortëve sesa feja islame.

THIRRJA E BASHKESHORTES ME EMRIN ME TE BUKUR, ME TE DASHUR
Dhe në fund, këshillat që do të përmendim, do të mbeteshin vetëm fjalë të vdekura, të shkruara në letër dhe nuk do të ishin frytdhënëse nëse nuk i marrim që t’i zbatojmë një nga një në jetën e përditshme. Vetëm pas kësaj mund të presim harmoni në martesë, respekt, dashuri dhe besim të ndërsjellë.

Çdo njeri me arsye të shëndoshë e di shumë mirë se si ndikon në shpirtin e tjetrit kur atë e thërret me emrat më të bukur. Të gjithë ne pëlqejmë të na thërrasin me emrat më të bukur, të na respektojnë, të na drejtohen me “zotëri” apo të na thërrasin sipas mbiemrit. E në këtë hulli bashkëshortët nuk përjashtohen kurrsesi; përkundrazi, ata e meritojnë plotësisht që ta thërrasin njëri-tjetrin me emrat më të bukur. Prandaj, nëse burri dëshiron të fitojë dashurinë e gruas së vet, le të provojë këtë mënyrë, le ta thërrasë atë me emrin apo ofiqin që më së shumti i pëlqen asaj.Po të shikojmë jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, do të gjejmë se si ai e ka përdorur këtë metodë ndaj grave të veta, ndaj ashabëve; me qëllim për tu fituar zemrat, i thërriste me emrat më të bukur.

DASHAMIRESIA DHE HAJGARJA MES VETE

Sa e sa njerëz ka që nuk dinë se ç’është dashamirësia apo hajgarja në jetën e përditshme në raport me gruan e vet. Njerëzit mendojnë se detyrimi i tyre është vetëm sigurimi material i familjes, duke i siguruar vetëm gjërat më të nevojshme për ekzistencë, duke harruar kështu anën shpirtërore të martesës. Madje, ndoshta anën më të rëndësishme dhe më të nevojshme për mbajtjen drejt të lundrimit të varkës bashkëshortore. Po të shohim jetën e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, që në shumëçka dallon nga ajo e jona, do të vërejmë se i ka kushtuar shumë vëmendje dashamirësisë dhe hajgares. Ai, i cili ka qenë kryetar shteti, udhëheqës i ushtrisë, prind, bashkëshort, ka gjetur kohë të ulej me familjen e vet, të bisedonte e të qeshej me ta. Transmetohet prej Aishes, radijallahu anha, se në një rast ka qenë me të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, duke udhëtuar dhe kanë bërë gara, Aisha, radijallahu anha, e ka fituar Pejgamberin. Kur Aisha, radijallahu anha, kishte shtuar në peshë – sikur që tregon ajo për vete – e kishte thirrur Pejgamberi që përsëri të garojnë, por këtë rast fitoi i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, e ai iu kishte drejtuar me fjalët: ”Ta ktheva hakun, që më fitove atëherë” (hadithin e shënon Ebu Davudi ndërsa të saktë e ka vlerësuar Albani). Ku jemi ne afër këtij suneti? Sa prej neve kanë gjetur kohë që të bëjnë gara me gruan vet, duke dashur të fitojë dashurinë dhe vëmendjen e saj? Vëlla i nderuar, jepi lirisht pak shpirt sjelljes ndaj gruas tënde. Shtëpia nuk është kazermë ushtarake, ku çdo gjë duhet të jetë në mënyrë të rreptë, serioze dhe nën komandë. Bëj pak hajgare me gruan tënde dhe do të shohësh se kjo sjellje ka për ta rritur dashurinë mes jush dhe do ta përforcojë lidhjen tuaj bashkëshortore.

SHFRYTEZIMI I METODES ”DHURATE BEFASIE“
Eshtë më se e njohur se dhurata ndikon në forcimin e lidhjes mes njerëzve, sidomos dhurata e bërë nga bashkëshorti. Dhënia e dhuratës bashkëshortes ka për qëllim që t’i tregohet se nuk është e harruar nga burri i saj, se ai mendon për të, se përpiqet t’i plotësojë dëshirat e saj dhe, në këtë formë, ai i tregon kujdesin ndaj saj. Nëse burri i blen diçka që i pëlqen asaj, pa ia kërkuar ajo më parë, inshallah, ky gjest do të ndikojë në fitimin e dashurisë së saj, do të shtojë besimin se burri i saj mendon për të, do të fillojë të mendojë dhe ajo për dëshirat e tij, do të fillojë të tregojë respekt, kujdes, dhe e gjithë kjo do të çojë drejt një forcimi të dashurisë së dyanshme mes bashkëshortëve, që është arritja e synimeve. A nuk ka thënë i Dërguari,salAllahu alejhi ue selem, “Shkëmbeni dhurata mes njëri-tjetrit, që të duheni!”?

Meshkujt duhet ta dinë se ka dallim mes xhelozisë së burrit dhe xhelozisë së gruas. Xhelozia e gruas është shumë më e madhe dhe më e vështirë për tu kontrolluar. Nëse kësaj ia shtojmë edhe dobësinë e gruas si krijesë, atëherë problemi merr dimensione të reja. Gratë tona shpesh i paraqesin si probleme gjërat që në esencë janë të lejuara. Jo rrallëherë ndodh të humbet kontrolli dhe të ndodh diç që aspak nuk pritet prej tyre. Por një burrë i mençur duhet t`i kapë dhe njohë këto momente, e t`i tolerojë gabimet e bëra nën atë ndikim. Nuk duhet harruar se gruaja e cila në atë mënyrë shkakton grindje apo edhe ndonjë incident, atë e bën për shkak dashurisë së madhe që ka ndaj burrit të saj.
Shembull më të mirë e kemi të Dërguarin e Allahut Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, kur njëherë me disa as’habë ishte te Aisha radijallahu anha, nje grua nëpërmjet shërbëtores i dërgoi ushqim. Aisha radijallahu anha, kur e pa këtë e mori enën dhe e përplasi në tokë me ç`rast u derdh ushqimi. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, , nuk tha gje por i qet e mblodhi ushqimin sa pat mundësi! Pastaj u tha as’habëve: “nëna juaj xhelozoi, hani nga ushqimi”. [hadithin e shënon Tirmidhiu 3567, duke iu referuar Enesit radijallahu anhu dhe saktësinë e tij e vërteton Albani].

Do t`i bëjmë pyetje vetes: si do të reagonim ne sikur të na ndodhte gruaja të na e përplaste pjatën me ushqim para shokeve? Vet reagimi jonë do të tregojë se sa me të vërtetë ne e pasojmë të Dërguarin salallahu alejhi ve selem, në relacionet bashkëshortore.

GATISHMERIA PER PRANIMIN E FAJIT
Feja jonë e ndritshme na urdhëron që të jemi të drejtë, madje edhe ndaj atyre që kanë bindje të ndryshme fetare dhe ideologjike nga ne. Nga kjo drejtësi assesi nuk mund të jenë të përjashtuara bashkëshortet tona. Përkundrazi ato para të tjerëve e meritojnë një trajtim të tillë. Allahu i Lartësuar thotë: ”O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën dhe mos t`ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Keni drojë nga Allahu meqë Allahu e di hollësisht atë që e veproni’’. (El- Maide 8)

Myslimani, atëherë kur në familje shpërthen ndonjë mosmarrëveshje apo konflikt të shkaktuar nga ai, duhet të jetë i gatshëm ta shikojë të vërtetën në sy dhe të pranojë fajin e vet e të mundohet të mënjanojë gjithçka që shkakton këtë mosmarrëveshje. Duhet të jetë i gatshëm të kërkojë falje prej gruas së vet, ashtu siç do të kishte kërkuar prej secilit njeri të cilit i ka shkaktuar padrejtësi.
Assesi, nuk duhet të mendohet se kërkimi i faljes prej gruas është dobësi, përkundrazi ai duhet të besojë se me një sjellje të tillë respekton parimet e kësaj feje të ndritshme dhe arrin kënaqësinë e Atij i Cili, kur është i kënaqur me robin e Vet bën që edhe të tjerët të jenë të kënaqur me të. Ky gjest do ta rrisë dhe në asnjë mënyrë, siç mendojnë shumica, nuk do ta ulë personalitetin e tij te gruaja. Përkundrazi, kjo sjellje do të jetë mësim për gruan, që nesër kur ajo të gabojë të jetë e gatshme të veprojë në të njëjtën mënyrë, sepse ka shembullin e gjallë në burrin e saj.

Ku qëndron problemi?

Shumica e burrave mendojnë se gjithmonë kanë të drejtë – vetëm që nuk thonë se janë edhe të pagabueshëm – ndërsa gruaja është gjithmonë gabimtare.

A është kjo drejtësia të cilën na e mëson feja jonë?!

Allahu, subhanehu ve teala, thotë.’’O ju që besuat, vazhdimisht të jeni dëshmues të drejtë për hir të Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetvetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, pse Allahu di më mirë për ta. Mos ndiqni emocionin e t’i shmangeni drejtësisë. Nëse shtrembëroni ose tërhiqeni, Allahu e di hollësisht se çfarë punoni’’.(En Nisa 135)

PRANIMI DHE PAJTIMI ME MANGESIT DHE DIBESIT E GRUAS
Njeriu duke jetuar me bashkëshorten dhe duke kaluar nëpër probleme të ndryshme në martesë, arrin ta njoh mirë atë.Eshtë e pakalueshme që në këtë rrugë të mos zbulojë ndonjë mangësi apo dobësi të saj. Por, megjithatë, nuk duhet harruar se krahas disa mangësive ajo posedon shumë më tepër cilësi të mira. Ky vlerësim do t’i ndihmojë të kalojë nëpër mangësitë e saj dhe të sillet sikur nuk i posedon fare. Sa më real të jetë, aq më e suksesshme do të jetë martesa e tij.

Shejtani vazhdimisht mundohet të ndikojë tek njeriu dhe ta bind në çdo moment të kapet për gjëra të vogla dhe pa vlerë, e të harrojë çdo cilësi e sjellje të mirë të saj. Por, ne pyesim, sa është i drejtë një vlerësim i tillë i një burri ndaj gruas së vet?

Allahu, subhanehu ve teala, thotë: Cاoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, pse ndodh që Allahu të jep shumë të mira në një send që ju e urreni.’’(en Nisa 19)
Cاuditërisht prej bashkëshortes kërkojmë përsosmëri – ndërkohë që vet nuk jemi të tillë! Mburremi me shembujt e gjeneratave të para, ndërsa vet jemi shumë larg atyre shembujve.

NDIHMESA RRETH PUNEVE TE SHTEPIS
Kjo është një nga pyetjet e shpeshta të cilën burrat e kuptojnë gabimisht. Ndihmesën gruas rreth punëve të shtëpisë, burrat e shohin si dobësi dhe gjest i ulët (për burra të tillë në shoqërinë e meshkujve thuhet se janë burracak).

Pikërisht kjo është rezultat i të kuptuarit të gabueshëm të fesë – dhe ky kuptim u takon atyre që manifestojnë fenë vetëm nga pamja e jashtme. Po t`i kthehemi biografisë së të Dërguarit, salallahu alejhi ve selem, do të shohim se ai edhe në këtë segment ishte shembulli më i mirë, sikur që ishte në të gjitha segmentet e jetës, modeli më i përsosur në dynja. Edhe pse ai kishte obligime shumë më të mëdha se ne, të pakrahasueshme me obligimet tona, gjente kohë për t`u ndihmuar bashkëshorteve të veta në punët e shtëpisë.

Transmetohet se Aisha, radijallahu anha, ka thënë: ”I Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, i ka shërbyer familjes së vet, e kur hynte koha e namazit dilte nga shtëpia e shkonte të fal namazin”. [hadithin e shënon Buhariu]

Gjithashtu, kur e pyetën Aishën radijallahu anha, për të Dërguarin salallahu alejhi ve seleme, ajo tregonte: ‘’Ishte njeri modest, milte delet dhe vet shërbehej’’ [hadithin e shënon Ahmedi, saktësinë e tij e ka vërtetuar Albani Es- Sahiha 621]

SJELLJA E BURRIT NDAJ GRUAS(KESHILLA PER NJE MARTES TE LUMTUR DHE TE SUKSESHME
GRUAJA ESHTE E GJITH BOTA PER TY
(Sherif Muhammed)

Këshillën time e filloj duke treguar rreth Luftës së Dytë Botërore, Armatës britaneze dhe shkretëtirës egjiptase! Njërës nga betejat më vendimtare, që ndodhi më 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore, e quajtur beteja El-Alemejn, e quajtur ashtu sipas vendit në Egjiptin verior. Është e mirënjohur që gjermanët okupuan Afrikën Veriore dhe arrritën deri në Egjipt. Shpresonin ta pushtojnë Kanalin e Suezit, mandej të pushtojnë fushat e naftës në Iran dhe Irak, mandej ta sulojnë Bashkimin Sovjetik nga jugu, etj.

Britanezët qenë të qëndrueshëm që asnjëherë të mos e lejojnë të ndodh ajo, ndaj sollën ushtarakun më të mirë, gjeneralin Berndard Montgomerin që të udhëheq ushtrinë e tyre me qëllim të ndalimit të gjermanëve dhe përparimit të tyre. Ndodhi një betejë e vërtetë. Ëndrrat gjermane nuk u realizuan, britanezët marrin fitoren ndërsa shumë luftëtar vdiqën dhe u varrosën në shkretëtirën El Alemejn.

Ajo që neve na intereson, nuk është ndodhia mes britanezëve dhe gjermanëve. Ne na intereson që pas luftës, shumë familjarë të ushtarëve të rënë në El Alemejn, erdhën të vizitonin varret e tyre. Disa nga ata, lanë ca fjalë të gdhendura në varret e tyre. Ndër ta, gjenden fjalët e një vejushe të re angleze e cila i shkroi burrit të saj: “Për Botën, ti qe vetëm ushtar, por për mua, ti ishe Bota e tërë!”

Ndaj, gjatë martesës, ju nuk fitoni vetëm bashkëshorte, ju fitoni gjithë botën. Nga tani e në botën e ardhshme, bashkëshortja jote do të jetë partneri yt në jetë, bashkëudhëtar dhe shoku më i mirë. Do t’i ndajë me ty çastet, ditët dhe vitet. Do ta ndajë me ty gëzimin dhe dëshpërimin, sukseset dhe dështimet, ëndrrat dhe frikësimet tua. Kur do të jesh i dobët, ajo më së miri do të kujdeset për ty; kur të kesh nevojë për ndihmë, do të bëjë gjithë ç’ka mundet; kur të kesh ndonjë sekret, ajo do ta ruajë më së miri; kur të kesh nevojë për këshillë, ajo do ta jep. Ajo gjithnjë do të jetë me ty. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që shohin sytë tua është ajo.

Gjatë ditës, ajo do të jetë me ty, në qoftë se në një moment nuk është me ty, fizikisht, ajo do të mendojë për ty me gjithë zemër, mendime e shpirt. Kur të shkoni të flini, ajo do të jetë gjëja e fundit që e sheh; madje edhe kur flenë ti, sërish do ta shohësh atë në ëndërr. Shkurtë, ajo do të jetë e gjithë bota për të dhe ti do të jesh e gjithë bota për të.

Përshkrim më i mirë të cilin personalisht e kam lexuar ndonjëherë e që përshkruan afërsinë e bashkëshortëve për njëri-tjetrin, paraqet ajeti Kur’anor: ‘Ju jeni veshja e tyre dhe ato janë veshja e juaj.’

Bashkëshortët janë sikur petku për njëri-tjetrin, ngaqë ia sigurojnë njëri-tjetrit mbrojtjen, konforitetin, mbulesën, ndihmën dhe pasurinë. Paramendoni sikur të udhëtonit në Alaskë pa veshje! Bashkëshortët tanë na sigurojnë në të njëjtën mënyrë mbrojtjen dhe konforitetin, mbulesën dhe ndihmën, në udhëtimet tona në këtë botë sikur veshja që do të na nevojitej në udhëtimin tonë në Alaskë.

Relacioni mes bashkëshortëve është gjëja më e shenjtë nga të gjitha relacionet: vlera e dashurisë dhe kujdesit, intimitetit dhe afërsisë, mëshirës dhe mirëkuptimit dhe qetësisë e cila mbushë zemrën e bashkëshortëve. Kjo paraqet vepër Hyjnore. Vetëm Zoti me fuqinë e pakufizuar, mëshirën e pafund dhe Urtësinë e shkëlqyer, mund të forcojë këto ndjenja të shkëlqyera në zemrat e bashkëshortëve.

Faktikisht, Allahu na kujton ata që shkojnë shenjave të Tij në Univers, janë ndjenjat në zemrat e bashkëshortëve ndër shenjat e Tij që duhet udhëzuar qeniet njerëzore kah Ekzistenca e Tij.

Siç qëndron në Kur’an, (Er-Rum 21): “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”

Mirëpo zemra e njeriut nuk është qenie e palëvizshme, ajo është mjaft dinamike. Dashuria mund të thahet dhe zbehet. Lidhja bashkëshortore mund të dobësohet nëse për të nuk kemi kujdes. Lumturia në bashkëshortësi nuk vjen vetvetiu. Fati konstant kërkon dhënie dhe sakrificë konstante nga të dy anët. Që pema e dashurisë bashkëshortore të mbijetojë, të mbetet e gjallë dhe ta vazhdojë rritjen, toka duhet të jetë e palodhshme, e mirëmbajtur dhe e kujdesur. Ndaj, ja këtu disa këshilla si ta mirëmbajmë këtë pemë, që vazhdimisht të rritet:

Në botën tonë, jetojmë një jetë dinamike, të rrethuar me tabela të dendura dhe të stërmbushur me afate. Për bashkëshortët, kjo domethënë, ndoshta më nuk do të gjeni kohë që të kaloni së bashku, të vetmuar dhe larg nga obligimet. Këtë nuk duhet ta lejoni asnjëherë të ndodh! Mundohuni që periodikisht të gjeni kohë, të kryeni ndonjë punë, larg nga bota tjetër. Kujtoni se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, gjente kohë që të shkojë i vetëm me bashkëshorten Aishen radijallahu anha, në shkretëtirë, për të garuar.

Dil rregullisht jashtë me të dhe bëni çfarëdo lloj aktiviteti. Shkoni në bregdet. Vizitoni familjen dhe shokët.

Shkoni në xhami, në piknik etj. Kujtoni se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ndante kohë që të shkojë me gruan e tij të shohë lojërat e etiopianeve të reja.

Gjithmonë të kesh romansë në jetë. Jeta moderne gati e transformoi qenien njerëzore në robot apo high-tech – maqina pa emocione.

Shfaqja e emocioneve është e nevojshme që ta ruajmë lidhjen bashkëshortore, larg nga dryshku dhe dezintegrimi. Mbaje mend, do të shpërblehesh nga Allahu për çdo emocion që tregon ndaj gruas tënde. Ashtu siç thotë Resulullahu, salallahu alejhi ue selem: “Do të shpërbleheni për gjithë ku kërkoni kënaqësinë e Allahut, madje edhe për ushqimin që vëni në gojë të bashkëshortes.” Asnjëherë mos e nënçmo vlerën për gjëra që duken të vogla, ashtu siç është vënia e ushqimit në gojë të gruas, hapja derën e veturës etj. Kujtoni se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, vënte gjurin e tij që bashkëshortja të shalonte devenë… Mundohu që gjithnjë të gjesh kohë për lutje të përbashkët.

Forcimi i lidhjes mes teje dhe Allahut është garantim më i mirë që lidhja jote bashkëshortore, të mbetet gjithnjë e fortë. Kjo do të rezultojë me pasje të qetësisë më të madhe në shtëpinë tënde. Kujto si Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, gjithnjë tregonte lutje dhe dëshira për bashkëshortët e ri, të cilët zgjoheshin natën të falen, ai madje udhëzonte që nëse njëri prej tyre ngrihet, le ta thirr tjetrin që nuk është ngritur, madje edhe me stërpikje me ujë në fytyrën e tij/saj.

Mundohu që gjithnjë me vepra a me fjalë të jesh i mirë ndaj bashkëshortes. Bisedo me të, buzëqeshu, kërko këshillën e saj, pyete për mendimin e saj, harxho kohë të vyeshme me të dhe kujto se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Më të mirët nga ju janë ata që janë më të mirë ndaj bashkëshorteve…”

Në fund, është rutinë që bashkëshortët të japin besën në dashuri dhe nder, deri sa vdekja të mos i ndajë. Unë mendoj se kjo besë është jo e mirë, por e shkëlqyeshme, mirëpo jo e mjaftueshme! Nuk mjafton vetëm ta dashurosh bashkëshorten. Gjithashtu duhet të duash atë që ajo do. Familjen e saj, dashamirët e saj duhet të jenë edhe dashamirë për ty.

Gjithashtu, nuk mjafton ta duash deri sa vdekja t’ju ndajë. Dashuria nuk duhet të ndërpritet dhe ne besojmë që, ekziston bota tjetër pas kësaj. Atje ku ata të cilët bëjnë gjëra të drejta në këtë botë, do të bashkohen me bashkëshortet dhe pasardhësit e tyre. Shembull më i mirë është Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, dashuria e të cilit ndaj Hatixhes radijallahu anha, vazhdoi edhe pas vdekjes së saj. Edhe shumë vite pas vdekjes së saj, ai asnjëherë nuk harroi që kur të therë ndonjë dele, një pjesë t’ia dërgonte shoqeve të saj…

Duaje bashkëshorten tënde dhe atë që ajo do, dhe atë, jo deri në vdekje, por deri sa të bashkoheni përsëri në botën tjetër.

Inshaallah!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here