SI TË LARGOSH NGA ZEMRA JOTE URREJTJEN DHE ZILINË NDAJ TJERËVE ?!

0
246

Si të largosh nga zemra jote urrejtjen dhe ziline ndaj të tjerëve?!

Sheikh Muhamed ibën Salih el Uthejmin Allahu e mëshiroftë thotë:

Si ka mundësi njeriu të largoj nga vetja dhe zemra e tij urrejtjen dhe smirën që ka ndaj vëllait të tij?

Përgjigjja:

Njeriu mund të largojë nga vetja këto cilësi si në vijim:

E para: Të shikoj në mëkatin që merr nëse vazhdon në urrejtje dhe smirë, të shikon se humb shpërblime të shumta, veprat e njeriut ngritën tek Allahu ditën e hënë dhe ditën e enjte, nëse ka mes dy vetave urrejtje (armiqësi) thotë Allahu: “ shikoj ata derisa të pajtohen “, dmth Allahu nuk shikon veprat e tua nëse mes teje dhe vëllait tënd ka urrejtje dhe armiqësi.

E dyta: Të kuptoj se falja dhe rregullimi i raporteve është shumë e dobishme për falsin, falja nuk sjell tjetër pos krenari, siç thotë Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “ Allahu i madhëruar falësit nuk i shton tjetër pos krenarisë dhe ngritjes”.

E treta: Të kuptojë se shejtani – e që është armiku i njeriut- është ai që shtyn për armiqësi dhe urrejtje mes besimtarëve, ngase mërzitet nëse sheh besimtarët e bashkuar dhe të dashur mes vete, gëzohet nëse sheh ata të përçarë dhe ndarë mes vete.

Kur njeriu (besimtari) analizon dobitë dhe dëmet patjetër se duhet të kapet për dobitë dhe të mirat, të largohet nga të këqijat dhe të dëmshmet.

Pa tjetër se duhet dhënë mund për përmirësimin tënde, të jesh modest, kush bëhet modest për Allahun, Ai e ngrit atë, me falje Allahu i jep krenari falësit, shikoje dhe provoje vetë një gjë të tillë, fali dhe mëshirojë besimtarët, do kesh jetë të qetë, të lumtur, qetësim shpirtëror, ndërsa nëse ke urrejtje dhe smirë në zemrën tënde, do e gjesh vetën tënde në mërzi, pikëllime, shqetësime, të vjen shejtani në çdo paragjykim të mundur, për çdo fjalë që ka mundësi të ketë kuptime të mira dhe të këqija të vjen shejtani dhe të anon drejt kuptimit të keq, edhe pse e kërkuara është që besimtari fjalët ti merr në formën me të mirë të mundshme, sa herë që të jepet mundësia që fjalët ti marrësh për të mirë atëherë merri për të mirë.

Disa njerëz –Allahu na ruajttë- marrin fjalët, veprat e të tjerëve për të keq, pastaj bëhen rob të shejtanit, duke spiunuar vëllain e tij, duke vrojtuar vëllain e tij, duke shikuar veprimet e tij, duke shikuar fjalët e tij, pastaj e gjejmë të tillin çdo herë duke komentuar, analizuar veprat dhe fjalët e të tjerëve, ah sikur ti merrte ato në kuptimin e mirë, mirëpo ato fatkeqësisht i merr për të keq dhe kuptimin negativ, për të kënaqur shejtanin e mallkuar –Allahu na ruajttë-.

Është obligim për besimtarit që kur sheh diçka tek vëllai i tij qoftë ajo e mirë apo e keqe ta pranojë për të mirë derisa nuk ka përngjasim apo shembull apo arsyetim të fortë se është e keqe dhe e urryer e që kjo pastaj është diçka tjetër.

Nëse del diçka qoftë fjalë apo vepër nga një njeri që është i njohur për të këqija nuk ka të keqe nëse e merr kuptimin e fjalëve apo veprave ashtu siç thuhen apo veprohen, mirëpo për një njeri që njihet për të mirë nëse shohim në fjalët e tij, veprat e tij diçka që ka mundësi të kuptohet mirë dhe drejt apo edhe keq atëherë merre kuptimin e mirë, ndoshta sprovohet ai njeri që hulumtonte (shikonte) të metat e njerëzve dhe gabimet e tyre në fjalë dhe vepra, e kush hulumton (shikon) të metat e njerëzve, Allahu hulumton (shikon) të metat e tij, kujt Allahu ia hulumton (shikon) të metat e tij e nënçmon atë qoftë edhe brenda mureve të shtëpisë së tij “ .(Sherh el Mumtiu, 5/206-208)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here