Si t’a trajtojme kapsllekun ne menyre natyrale me fruta ,perime dhe bime sheruese

0
239

Si t’a trajtojme kapsllekun ne menyre natyrale me fruta ,perime dhe bime sheruese

70-50 gr fiq te thate hidhen ne 500 ml uje ne darke dhe zihen 20 min. Ena lihet e mbuluar nje nate. Gjithe permbajtja hahet pa u kulluar.

2-3 thela bostani te pjekur, gati si qull, hahen ne mengjes esell.

6 kokrra fiku te njoma ose te thata dhe 6 kokrra kumbulle te thata te grira hidhen ne darke ne 1.5-2 gota uje te ftohte dhe lihen gjithe naten ne nje vend te ngrohte. E gjithe sasia hahet ne mengjes esell.

100 gr kumbulla te thata, 50 gr fiq te thate dhe 10 gr gjethe sene grimcohen ne havan derisa formohet nje mase e njetrajtshme Hahet nga nje luge kafeje e mbushur plot nje ne mengjes e nje n darke.

Perzihet nga nje gjysme luge gjelle lule kamomili, gjethe nenexhiku dhe gjethe sene. Kjo perzierje hidhte ne 600 ml uje dhe zihet 4 min. Ena lihet e mbuluar ne qetesi 15-20 min, pastaj kullohet dhe embelsohet me sheqer ose perdoret ashtu siç eshte nga nje filxhan ne mengjes esell dhe nje filxhan ne darke para ngrenies.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here