Si janë frutat e Xhenetit? –

0
231

Abdurrezaku me zinxhirin e tij të transmetuesve përmend prej Utbe b. Ubejd Sulemiut se kishte thënë:
“Një beduin kishte shkuar te i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe e kishte pyetur për Xhennetin, ia kishte përmendur burimin dhe e kishte pyetur se a ka në Xhennet fruta.
I Dërguari alejhi selam iu kishte përgjigjur:
“Po, në të gjendet një dru që quhet Tuba.”
Njeriu e pyeti:”O i Dërguari i Allahut, cilit dru tek ne i përngjan më së shumti?”
I Dërguari sal-lallahu alejhi selam u përgjigj:
“Nuk i përngjan asnjë druri ketu në këtë botë, mirëpo a ke qene në Sham? Atje gjendet një dru që quhet arrë dhe rritet ne trung dhe ka kurorë të gjerë. ” “Sa është rrënja e tij?’ “Sikur ta merrje devenë e re, ai më frik do të ngordhte prej pleqërisë sesa që do ta kalonte një qark përreth rrënjës së atij druri. ”
” A ka në Xhennet rrush?”
“Po”.
“Sa është rrushi i madh?”
“Ai është aq i madh saqë korbit i duhen një muaj fluturim që të arrijë prej majës në fund të tij, aspak duke mos pushuar. ”
” Atëherë sa është kokrra e atij rrushi?” “Paramendo sikur prindërit e tu ta vendosin të therin një deve, ta rrjepin lëkurën. ”…
Njeriu tha:
“O i Dërguari i Allahut, ajo kokërr do të mjaftonte që të më ngopë dhe familjen time?”
“Po, edhe familjen tënde.
Hadithi ka dobësi, Ahmedi, 4/183,184, Ibn Abdilberri, 3/321. Hejthemi, 10/414.

Muslimi përmend prej Ibn Abbasit, kur e kishte falur namazin e errësimit të diellit, ata që ishin prezent pyetën:
“O i Dërguari i Allahut, pamë se i shtrive duart pas diçka, pastaj u ndale?”
Ai tha:
“E pashë ‘Xhennetin dhe e shtriva dorën pas rrushit.Sikur ta kapja, ju do të kishit ngrënë prej tij derisa të jeni gallë.
Hadith i vërtetë, Muslimi, 907.

Ibn Mubareku përmend prej Mesudiut, ai prej Amr b. Murre, ai prej Ebu Ubejde se ka thënë:
“Palmat e Xhennetit kanë fruta të varur njëri me tjetrin, prej rrënjës e deri në maje. Frutat janë sikurse kullat. Sa herë që këputet një fryt, në vendin e tij mbin një tjetër. Uji në Xhennet rrjedh pa koritë, ndërsa rrushi është i madh dymbëdhjetë kuti.” Pastaj shkoi te treguesi i kësaj dhe i tha: “Kush të ka treguar për këtë?”
Ai tha: “Mesruku.” Thënie e vërtetë, Ibn Mubareku, 1489,1490.

Ibn Vehbi përmend një hadith prej Shehr b. Havshebit, ai prej Ebu Umame Bahiliut se ka thënë: “Tuba është një dru në Xhennet dhe nuk ekziston asnjë shtëpi, degët e së cilës nuk arrijnë deri te ajo, nuk ka zog të mirë e cila folenë nuk e ka në të, nuk ka fryt të saj që nuk është i saj.” Hatibi përmend prej Ibrahim b. Nuhit se kishte thënë: “E kam dëgjuar Malik b. Enesin se ka thënë: “Në dynja nuk ka pemë, fryti i së cilës që nuk është i ngjashëm me frutat e Xhennetit, përpos bananes, sepse Allahu thotë:

“…që ushqimi në te dhe hija në të është e përhershme.Rad 35

Ndërsa bananen e hamë edhe verës, edhe dimrit.

Tha’lebiu me zinxhirin e tij të transmetuesve përmend prej Ebu Dherrit se ka thënë:
“I Dërguarit sal-lalla.hu alejhi ve sel-lem iu ofruan një pjatë me fiq. Hëngri pak, pastaj ju tha sahabëve të tij:
“Hani sikur të thosha për ndonjë pemë se ka zbritur prej qiellit, do t’e thosha për këtë, sepse pemët e Xhennetit jane pa fara. Hajeni këtë pem, sepse ajo shëron hemorroidet dhe bën mirë gjatë dhemhjes së eshtrave. ”

Autori me zinxhirin e tij të transmetuesve përmend prej Aliut se i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“O Ali, hani shalqi dhe çmojeni atë, sepse uji i tij është prej Xhennetit. ‘Ëmbëlsia e tij është ëmbëlsirë e Xhennetit. Nuk ka njeri që e hanë atë e që Allahu mos t’ia shërojë shtatëdhjetë sëmundje dhe që në barkun e tij t’ia japë shtatëdhjetë shërime. Për secilën kafshatë do t’i regjistrohen dhjetë vepra të mira, do t’i fshihen dhjetë të këqija dhe do të ngrihet për dhjetë shkallë. ”

Pastaj, i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem lexoi:

“Dhe Ne bëmë që për të të mbijë një bimë (t’i bëjë hije) nga kungulli.” Safat 146

Shkeputur nga libri “Gjendja e te vdekurve dhe ndodhite e ahiretit”
Autor Muhamed ibn Ahmed El Kurtubi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here