Selfi-ja e vetme gjatë jetës sime!

0
500

Selfi-ja e vetme gjatë jetës sime!

E kam bërë këtë selfi me një Burrë i cili e parkoi karrocen e tij nga hekuri te mbushur me copa te hekurit dhe aluminit te cilat gjate tere dites bredhe rrugeve te Barcelones per ti grumbulluar dhe ne mbremje tjua shesë Firmave qe grumbullojne te njejtat per ti reciklu ato e ky per te nxjerrë ndonje Euro…

E fali namazin e drekës me mua ne Faltore dhe me pasoi me te shpejtë pas namazit dhe me tha: Me duhen 100 ekzemplarë të Kur’anit t’i blejë!!!? I thashë se 100 ekz janë shumë. Pse gjithë keta?! Me tha: Falë Zotit une me vite grumbulloj keto mbeturina te hekurit e aluminit ketu ne Barcelonë dhe i kam vu vedit një qëllim, e ai eshte: Ta ngriti nje Vakf-Shkolle të Kur’anit ne fshatin tim ne veri te Daka-s ne Senegal.

Sepse femijët e fshatit tim per ta mesu dhe nxene Kur’anin permendesh, po detyrohen te udhetojne me ore te tera ne nje fshat tjeter dhe gjate sezonave me shi e nderprejnë mesimin sepse skan si te shkojnë!!

Allahu ma mundesoi qe pas shume viteve punë t’i grumbulloj 6000 Euro me te cilat kam blerë 800m2 tokë dhe per disa vite kam fillu ndertimin e kesaj shkolle dhe para dy muajve e kam perfundu dhe ne te kane filluar mesimin e Kur’anit 100 nxenes!!!

Per keta nxenes me duhen 100 ekz te Kur’anit! U ndala dhe mendova per preokupimin e keti Burri te madhë e i cili me sa veshtiresi siguronte kafshaten e gojes, per veten e tij dhe te familjes se tij dhe perkrah kesaj shiheni se çfar qëllimi i ka vu vetes dhe çfar Preokupimi bartë ne gjoksin dhe mendjen e tij!! I grumbullova te gjithe ekzemplarët e Kur’anit qe kishim ne Qendren tone dhe gjithe ata ekzemplarë qe kishim ne Xhaminë tonë, por nuk u bene me shume se 70 ekzemplarë.

I vura ne nje pako dhe ja ofrova pa pagesë, por ai refuzoi t’i marrë pa pagese dhe me tha: Nuk kam planifiku me pasë bashkinvestitorë ne kete Projekt dhe prandaj dua qe gjithsesi t’i paguaj ata ekzemplarë! Une prap insistova dhe e informova se as ne nuk i kemi blere keta ekzemplare të Kur’anit por na janë dhënë dhuratë dhe vetem pas kesaj, pranoi ti marrë!

Ky është vëllau ynë nga Senegali, Sejjid Mamadu!

Rrëfyesi i keti rasti:

Selim Benamara

Drejtor i Qendres Islame – Barcelonë