Home ISLAM Sa do lart të ngjtesh një ditë do të biesh posht

Sa do lart të ngjtesh një ditë do të biesh posht

Businessmen walk up stairs, financial district

Enes bin Malik thote: Deveja e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem El Adba, nuk garohej nga asnje deve tjeter. Por nje dite erdhi nje Beduin me nje deve te re, e cila garoi me devene e Profetit dhe ia kaloi asaj. Kjo sikur i rendoi pak shoket e Profetit alejhi selam, nderkohe Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u tha: “Eshte hak (e vertete, ligj) i Allahut qe sado te ngrihet diçka, do t’i vije koha e te bjere poshte.”

Ne nje version tjeter perseri ne “Sahihun” e Buhariut thuhet: “Vertete eshte hak (ligj, e vertete) per Allahun qe sado te ngrihet diçka prej kesaj dunjaje, te vije koha e te bjere poshte.”

Imam Ibnul Kajim (Allahu e meshirofte!) pas ketyre fjaleve thote: Medito pak ne fjalet e transmetimit te pare “sado te ngrihet diçka” ndersa ne versionin e dyte: “sado te ngrihet diçka prej kesaj dunjaje te vije koha e te bjere poshte” e quajti renien per ate qe ngrihet dhe lartesohet (ne çeshtjet e kesaj bote) dhe jo per ate qe e larteson dhe e ngre Allahu, sepse kur Allahu e larteson dhe krenon robin me bindje ndaj Tij, ai asnjehere nuk mund te bjere poshte.

“El Furusije” fq. 91

Përktheu: Fation Isufi

nga Xhamiambret

Previous articleJa cfarë ndodh nëse këndon ‘ajetin kursij’ tetë herë çdo ditë.
Next articleRëndesia e ëndrrave të bukura