Pse ne muslimanët nuk e festojmë ditën e Shën Valentinit?

0
287

Kjo pyetje mund të përgjigjet në disa mënyra :

1. Në islam, festat janë përkufizuar në mënyrë të qartë dhe shtimet apo futjet e reja në të janë të papranueshme. Ato janë pjesë esenciale e adhurimit tonë dhe nuk ka vend për opinione personale. Festat janë përcaktuar për ne nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lall-llahu alejhi ve selem.

Shejhul Islam, Ibën Tejmijjeh, rahimehull-llah, ka thënë: “Festat janë pjesë e ligjeve, të qarta dhe ceremonitë fetare janë të përshkruara nga Allahu” ashtu si edhe i Lartmadhëruari thotë:

“Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit).” (El Maide 48)

dhe gjithashtu Allahu thotë:

“Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e shtetit islam), … ” (El Haxhxh 67)

Si Kibla (drejtim për në falje), namazi dhe agjërimi. Pra nuk ka dallim midis festimit me ta dhe kryerjes dhe bashkimit të ritualeve të tyre të tjera fetare. Të pajtohesh me gjithë festat e mosbesimtarëve d.m.th. je pajtuar me mosbesimin. Të pajtohesh me disa nga çështjet e tyre të vogla është e njëjtë si të ishe pajtuar me ta në disa degë të mosbesimit. Festat janë gjërat më të dallueshme, me të cilat janë ndarë fetë, kështu, kushdo që feston festat e tyre është pajtuar me ritualet më të shquara të mosbesimit. Pa dyshim, se duke festuar së bashku me ata në festat e tyre në disa raste mund të çojnë në mosbesim. Pjesëmarrja në këto gjëra, më e pakta çka mund të jetë është mëkat. I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve selem i është referuar faktit se çdo popull ka festat e veta, kur ai tha: ” Çdo popull e ka festën e vet e kjo është festa e jonë ” (Buhariu).

Për shkak se Dita e Shën Valentinit shkon prapa në kohët romake, jo në kohët islame, kjo do të thotë se është diçka që i takon ekskluzivisht të krishterëve, e jo Islamit dhe muslimanëve si dhe muslimanët nuk kanë pjesë në të. Nëse çdo popull ka festat e veta, ashtu siç i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Çdo popull ka festën e vet” (El-Buhariu dhe Muslimi) – atëherë kjo do të thotë se çdo popull duhet të dallohet nga festat e njëri-tjetrit.

Nëse të krishterët kanë një festë dhe çifutët kanë një festë, e cila u përket vetëm atyre, atëherë asnjë musliman nuk duhet tu bashkëngjitet atyre, ashtu siç ata nuk na bashkëngjiten në festat tona.

Vëllezër dhe motra, për hir të Allahut a keni parë ndonjëherë ndonjë të krishterë apo të çifutë të feston festat tona si Bajramet, apo të zbukuroj shtëpinë e tij me rastin e festave islame, apo të këmbejnë dhurata në mes vete, ngase është festë?!!!

Padyshim se JO.

Kjo kurrë nuk ka ndodhur e as që do të ndodh ndonjëherë.

Për hir të Allahut vëllezër dhe motra hapni sytë e zemrës dhe mendoni me mendje të shëndoshë ashtu që të mos i gëzoheni një feste që e hidhëron Allahun e Lartmadhëruar.

2. Të festosh ditën e Shën Valentinit do të thotë i ngjan apo je duke i imituar romakët paganë, pastaj të krishterë të cilët pasuan romakët, në diçka që nuk ishte pjesë e fesë së tyre. Nëse nuk është e lejuar që t’i imitosh të krishterët në gjërat që janë me të vërtetë pjesë e fesë së tyre (të mëhershme) – por nuk janë pjesë e fesë tonë – atëherë çfarë mund të themi për fenë e tyre në kohën e sodit, të cilën e kanë devijuar aq shumë sa që nuk ka mbetur asnjë rresht autentik nga “librat e tyre të shenjtë”.

Të imituarit e jo-muslimanëve në përgjithësi- pa marrë parasysh nëse ata janë adhuruesit e idhujve – apo ithtarët e librit – është haram (e ndaluar), ngase ky është imitim i adhurimit të tyre, dhe zakoneve të tyre. Kjo është treguar nga Kur’ani, Suneti dhe konsensusi I dijetarëve:

* Prej Kur’anit ku Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.” (Ali Imran 105)

* Prej Sunnetit:
I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve selem, thotë: ” Kushdo që imiton një popull ai është prej tyre ” (Ebu Davudi).

Ibën Tejmije, rahimehull-llah, ka thënë: “Ky Hadith të paktën tregon që është haram për të imituar ata, megjithëse kuptimi i dukshëm implikon se ai që i imiton ata është jo-musliman, ashtu siç Allahu Subhanehu ve Teala ka thënë:

“O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” (EL Maide 51)

* Prej Konsensusit të dijetarëve

Ibën Tejmijjeh ka transmetuar që ka një konsensus që është haram për të imituar mosbesimtarët në festat e tyre në kohën e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, dhe Ibn Kajjimi ka trasmetuar që ka një konsensus midis dijetarëve mbi këtë pikë.

3. Dashuria e referuara në këtë festë qëkur të krishterët e kanë ringjallur, është një dashuri romantike jashtë kornizës martesore. Rezultati i kësaj është përhapja e zinasë dhe amoralitet. Për këtë arsye, klerikët e krishterë e kundërshtuan dhe e larguan atë për një periudhë, mirëpo ajo u rikthye përsëri.

Disa njerëz mund të pyesin veten, dhe të thonë: “Ju doni që të na privoni nga dashuria, mirëpo në këtë ditë dhe moshë ne shprehim ndjenjat dhe emocionet tona – çfarë të keqe ka në këtë?”

E ne themi:

Së pari: Kjo është një gabim për të ngatërruar çfarë ata e quajnë “dita” me atë, pasiqë nuk I ke të njohura qëllimet reale që janë pas saj. Dashuri e referuara në këtë ditë është dashuria romantike, duke marrë dashnor\dashnore. Është e njohur të jetë një ditë e amoralitetit dhe zinasë për ata, pa kontroll apo kufizime. Ata nuk janë duke folur për dashurinë e pastër mes një burri dhe gruas së tij apo një grua dhe burrit të saj, ose të paktën ata nuk e bëjnë dallimin në mes dashurisë së ligjshme, të lejuar dhe dashurisë së ndaluar. “Kjo festë” për ata është një mjet që të gjithë të shprehin dashurinë.

Së dyti: Shprehja e ndjenjave dhe emocioneve nuk është një justifikim për muslimanin të caktojë një ditë për festë bazuar mbi mendimet dhe idetë e tij, dhe ta quajnë atë një festë, ose ta bëjë atë si një festival. E si qëndron puna, atëherë kur ajo është një nga festat e jo-muslimanëve?

Në Islam, burri e do gruan e tij gjatë gjithë vitit, dhe ai e shpreh dashurinë ndaj saj me dhurata, në vargje dhe në prozë, në letra dhe në mënyra të tjera, gjatë tërë viteve – e jo vetëm në një ditë të vitit.

Së treti: Nuk ka fe e cila nxit pasuesit e vet për dashuri dhe kujdes për njëri-tjetrin më shumë se sa Islami . Kjo vlen në të gjitha kohërat dhe në të gjitha rrethanat, jo vetëm në një ditë të veçantë. Në të vërtetë, Islami na inkurajon të shprehim emocionet dhe dashurinë tonë në çdo kohë, ashtu siç i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë: “Nëse një njeri e do vëllanë e tij, le t’i tregojë atij se e do!” (Ebu Davudi)

Dhe ai sal-lall-llahu alejhi ve selem tha: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ju nuk do të hyni në Xhennet derisa ju me të vërtetë besoni, dhe ju nuk do të besoni derisa me të vërtetë ta doni njëri-tjetrin. A doni t’ju them diçka që, nëse ju bëni atë do ta doni njëri-tjetrin? Përhapeni selamin (përshëndetjen islame) në mes jush. ” (Muslimi)

Së katërti: Dashuria në islam është më e gjerë dhe më e plotë, por nuk është e kufizuar vetëm për një lloj të dashurisë, vetëm ajo mes një burri dhe një gruaje. Ka shumë lloje të dashurisë. Dashuria ndaj Allahut Fuqiplotë, dashuria ndaj të Dërguarit të Tij dhe shokëve (as’habëve) të tij, dashuria ndaj njerëzve të mirë dhe të drejtë, dashuria dhe mbështetja për fenë, dashuria e shehidllëkut për hir të Allahut, etj. Ka shumë lloje të dashurisë. Andaj kjo është një gabim i rrezikshëm për të kufizuar këtë kuptim të gjerë në këtë lloj të dashurisë.

Së pesti: Atë se çfarë këta njerëz mendojnë, se dashuria para martesës është një gjë e mirë, është e gabuar, siç është provuar në studimet dhe nga eksperienca reale e jetës.

Pra, si mund të besojmë se Dita e Shën Valentinit është ndonjë dobi e muslimanëve? E vërteta është se ajo është një thirrje për më shumë degjenerim dhe amoralitet, dhe forcimin e marrëdhënieve të ndaluara.

Burri i cili sinqerisht e do gruan e tij nuk ka nevojë për këtë festë që ta rikujtojë atë për dashurinë e tij ndaj saj. Ai e shpreh dashurinë e tij për gruan e tij në të gjitha kohërat dhe në të gjitha rastet.

Lus Allahun e Plotëfuqishëm që të na e shton dashurinë ndaj Tij, të Dërguarit të Tij, si dhe të na vetëdijesoj drejt kuptimit të vërtetë e të realt të dashurisë së pafund e cila na shpie drejt Xheneteve të Allahut Subhanehu ve Teala! Amin!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here