Profeti Ibrahim dhe idhujt prej druri

0
232

Ibrahimi alejhi selatu ue selam ka lindur dhe eshte rritur ne Irak. Populli ku u rrit Ibrahimi alejhi selatu ue selam ishte popull idhujtar qe adhuronte idhuj druri e guri dhe yjesi e planete. Babai i tij ishte Azri dhe njihej me pseudonimin Talah. Ai ishte punues druri dhe punonte idhuj druri. Idhujt qe prodhonte ja jepte te birit te vogel Ibrahimit dhe i thoshte shko shiti ne treg. Ibrahimi i vogel dilte ne treg dhe thoshte me ze te larte “Blini idhuj druri te cilet nuk ju bejne asnje dobi perkundrazi ju bejne dem (ju nxjerrin nga besimi i paster).” Disa here tjera i merrte idhujt ja zhyste koken ne lume dhe ju thoshte: “Pini uje!”. E bente kete per tu treguar njerezve se si mund te adhuroni keta idhuj e ti luteni atyre nderkohe qe une nje femije i vogel i pafuqishem ju jap urdhera e bej cte dua me ta e nuk me ndalojne dot, e si munden keta idhuj te ndalojne semundje e fatkeqesi e te ndihmojne ndokend?

Ibrahimi alejhi selatu ue selam eshte Profeti i Allahut, Miku i Allahut, Babai i Profeteve (Profetet pas tij rrjedhin prej familjes se tij). Eshte permendur ne Kuran gjashtedhjete e nente here emri i tij. Ishte i devotshem shume, i sinqerte, i zgjedhur, i urte, i mbeshtetej Allahut shume. Zemra e tij ishte e mire dmth e paster nga shirku. Eshte pjekur dhe ka arritur urtesine para moshe. Ai eshte i pari qe do te vishet me rroba ne Diten e

Gjykimit. Profeti Muhamed alejhi selatu ue selam ne udhetimin e Israse dhe Miraxhit e takoi Profetin Ibrahim alejhi selatu ue selam ne qiellin e shtate dhe ai ishte i mbeshtetur me shpine ne Bejtul Meamur (Qabja e Melekeve). Profeti Ibrahim alejhi selatu ue selam e filloi thirrjen e tij sipas menhexhit hyjnor: me me te afertit, konkretisht babain e tij. Thirri me argumenta te qarta dhe butesi: “Ja ebetij (O babai im-ne trajte respektuese ne arabisht)! Pse adhuron dicka (idhull) qe nuk degjon, nuk sheh dhe nuk te ndihmon dot ne asgje? (Ja shpjegoi ne menyre shume te thjeshte pse eshte gabim adhurimi i idhujve) O babai im i dashur! Mua me ka dhene Zoti dije per gjera te cilat ti ndoshta nuk ke informacion. Me ndiq mua dhe do te te udhezoj ne rrugen e drejte.” (Nuk e ofendoi per injorancen e tij por e ftoi te ndjeke dijen qe Ibrahimi ka).

Ibrahimi alejhi selatu ue selam dhe familja e tij ishin te perzgjedhur nga Allahu! Allahu i Lartesuar thote:
۞ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَىٰ آدَمَ وَنُوحًا وَآلَ إِبْرَاهِيمَ وَآلَ عِمْرَانَ عَلَى الْعَالَمِينَ ( Al Imran 33)
“Allahu ka perzgjedhur mbi gjithe njerezimin: Ademin, Nuhin, Familjen e Ibrahimit dhe Familjen e Imranit.” (Al Imran 33)

Ibrahimin alejhi selatu ue selam e permendin Muslimanet, Çifutet, te Krishteret dhe Idhujtaret. Allahu i ka dhene pergjigje ne Kuran referimit te sakte se kujt i perket Ibrahimi:
مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلَا نَصْرَانِيًّا وَلَٰكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ (67 Al Imran)
“Nuk ka qene Ibrahimi jehudi e as i krishtere por ka qene musliman besimdrejte. Nuk ka qene idhujtar! (Al Imran 67)

Uthman el Khamis
Perktheu Anis Agovi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here