Produkte me të cilat mund të trajtoni djegiet e lëkurës

0
519

Ndihma e parë në shtëpi lehtëson dhimbjen dhe dezinfekton lëkurën në rastet e djegieve të vogla. Këto djegie njihen si djegie të shkallës së parë dhe përfshijnë zona të kufizuara si duart, krahët dhe këmbët. Por cilat janë produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies?

Patatet: Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

Aloe vera: Bima e Aloe vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës, por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe lyejeni me xhel ale vera.

Vaj ulliri dhe vaj i arrës së koksit: Kombinimi i këtyre dy vajrave ndihmon plagën të shërohet më shpejt dhe eliminon shenjat e djegies.

Mjalti: Mjalti është shumë i njohur për vlerat e tij ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese. Vendosni pak mjaltë mbi plagë dhe lëreni që të veprojë për disa minuta. Më pas mund ta fashoni ose thjesht mbuloni me një garzë.

Qepa: Në lëngun e qepës gjendet një substancë e quajtur kuercitinë që qetëson dhimbjen dhe ndihmon në mbylljen sa më shpejt të plagës.

Lëkurë e bananes: Lëkura e bananes është e pasur me aminoacide dhe vitamina ushqyese si (si A, B, C dhe E). Ajo ka veti hidratuese dhe ndihmon plagën të mbyllet sa më shpejt./tesheshi.com/