Peshku në të gjitha llojet e tij është një ushqim i mirë për njeriun

0
245

All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famemadh thotë:

“Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i mbani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin)”.

(En Nahl, 14)

Peshku në të gjitha llojet e tij është një ushqim i mirë për njeriun, që në kohët e lashta.
Përmban sasira të mëdha proteinash. Vaji i peshkut është burimi më i pasur i vitaminave të tretshme në yndyrna, më e rëndësishmja e të cilave vitamina A, vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për rritjen e eshtrave dhe kundër sëmundjes së rakitizmit tek fëmijët. Peshku është një burim i mirë i kalciumit. Sasia e zvogëluar e kalciumit shkakton spasme muskujsh (tetonia), zgjerimin e zemrës (dilatimi) si dhe rritjen e permeabilitetit të mëmbranës së qelizave nervore.
Peshku është burim kryesorë i jodit, i cili është lënda e domosdoshme për funksionimin e gjëndrës tiroide. Sasia e jodit në organizëm është 14 mg. Jodi është i rëndësishëm për formimin e tiroksinës i cili e mban në nivel intenzitetin e metabolizmit në qeliza.
Peshku përmban edhe fosfor, i cili luan rol të rëndësishëm në proceset metabolike të organizmit. Eshtrat përmbajnë sasi të mëdha të kalcium fosfatit.
Shkenca bashkëkohore ka zbuluar se: 100gr. peshk përmban 16% proteina, 9% yndyrna, 20gr kalcium, 29gr hekur, 0.5gr fosfor dhe disa vitamina B.
Peshku përbën ushqimin kryesorë për një numër të madh njerëzish. Për këtë All-llahu, Krijuesi i Urtë i favorizon krijesat e Tij, duke bërë që në ujërat e lumenjve dhe të detrave të gjendet një burim i pashtershëm ushqimi.

“Edhe kafshët Ai i krijoi dhe në saje të këtyre ju mund të mbroheni (nga të ftohtit), keni edhe dobi të tjera dhe prej tyre hani”.
(En Nahl, 5)

Me siguri njeriu nuk mund të vazhdojë me jetë normale, nëse i mungon ushqimit të tij mishi, që është ushqimi më i pasur me proteina.
Mishi karakterizohet nga fakti se, yndyrnat që ndodhen në të kanë fuqi kalorike të lartë, po ashtu ësht i pasur me hekur, fosfor, vitaminë B, dhe vitamnë A.
100 gr. mish e furnizojnë trupin merreth 5% të nevojave të tij për proteina.
Proteinat përmabajnë 10 deri në 20% të masës qelizore. Nukleo proteinët e bërthamës dhe citoplazmës qelizore janë genet që kontrollojnë tërë funksionin e qelizës dhe përcjelljen e dukurive trashëguese.
Enzimet e përbërë nga proteinat katalizojnë reaksionet kimike ne qelizë, pra ato kontrollojnë funksionet metabolike në qelizë.
Rroli kryesorë i albumineve është mbajtja e shtypjes koloido-osmotike, i cili parapengon humbjen e plasmës nga kapilarët.
Melçia e kafshëve është një depo për shumë lëndë ushqyese dhe shumë vitamina, veqanërisht A,D,B, proteina dhe hekur. Për këtë arsye ajo përdoret për kurimin e anemisë së rëndë. Ndërsa truri i kafshëve është i pasur me fosfor, i domosdoshëm për punën dhe vitalitetin e nervave, si dhe me elemente të tjera, si bakri dhe zinku. Mungesa e bakrit shkakton anemi mikrocitare.
Zinku është pjesë përbërëse e enzimit Karboanhidraza e cila gjindet në sasi të madhe në rruazat e kuqe. Ky enzim është përgjegjës për lidhjen e shpejtë të karbon dioksidit me ujë në rruazat e kuqe dhe kapilarët periferik, si dhe për lirimin e shpejtë të karbon dioksidit nga kapilarët e gjakut të mushkërive në hojëza.
Zinku është pjesë përbërëse e dehidrogenazës laktike si dhe përbërës i disa peptidazave që janë të rëndësishme për tretjen e proteinave në aparatin digjestiv.
Zink ka mjaftë edhe në pankreas dhe shumë lehtë lidhet me insulinën. Mungesa e proteinave për një kohë të gjatë shkakton sëmundje si:
– Ulja e mesatarës së rritjes
– Deshtimi dhe çrregullimi i procesit digjestiv
– Inaktiviteti i mëlqisë
– Anemia
– Nefropatia
– Ngecje mendore
– Të ëjntura të gjeneralizuara

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here