Përse nuk duhet të blini kurrë sallatë të paketuar, ja cilat janë rreziqet që ju kanosen

0
219

Nëse bëni pjesë në kategorinë e njerëzve që për shkak të impenjimeve apo pamundësisë për të bërë pazare dhe gatuar në shtëpi, zgjedhin sallatërat e gatshme të supermarketit si vakt kryesor, bëni mirë të ndryshoni sa jeni në kohë pasi ky veprim mund t’ju kushtojë rëndë shëndetin.

Sipas një studimi të universitetit britanik të Leicesterit, publikuar në ‘’Applied and Environmental Microbiology” sallatërat e paketuara ( të larta, të prera dhe të kofenksionuara në enë plastike) nuk janë aspak të shëndetshme pasi rrezikojnë të preken nga salmonella.

Studiuesit infektuan në gjethet e sallatës 100 baktere të salmonelës dhe e lanë atë të pushonte për 5 ditë. Në fund të eksperimentit vunë re se agjenti bakterial, salmonela, ishte shumëfishuar duke arritur nivele alarmante, të cilat infektojnë nga pak organizmin e njeriut.

Autori i studimit Primrose Freestone shpjegon se rritja e salmonelës stimulohet nga një lëng që krijohet mes gjetheve që e ndihmon atë që të ngjitet jo vetëm te sallata, por edhe te paketimi plastik ose te qesja e sallatës. Mikrobiologët kanë studiuar rritjen e salmonelës në shumë lloje të sallatëve me qese që gjenden në treg, nga marulet e përziera me spinaq, ashtu edhe te llojet e tjera.

“Fenomeni” i rritjes së bakterit është vënë re edhe gjatë një procesi larjeje shumë rigoroz. Ata gjithashtu shpjegojnë se shenjat e salmonelës përfshirë diarrenë, ethet etj shfaqen 12-72 orë pas infeksionit dhe sëmundja vazhdon edhe 4-7 ditë. Disa njerëz e kalojnë këtë sëmundje pa trajtim dhe të tjerët që kanë imunitet të ulët e kanë të nevojshme të trajtohen në spital.

Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse, pijet alkoolike dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here