Mos u dëshpëro.. mos u pikëllo… mos u mërzit. Sepse e vështira do të largohet me lejen e Allahut. Ato momente dhe situata që të japin dhembje dhe gjoksin ta ngushtojnë dhe syrin ta lotojnë do të kalojnë me lejen e Allahut dhe pas tyre do të vijnë momentet e gëzimit me lejen e Allahut. Atë ditë do të gëzohet zemra dhe do të kthehet buzëqeshja me lejen e Allahut, pas vështirësisë vjen lehtësimi, ky është premtim i Allahut. Nuk ka njeri pa probleme dhe nuk ka jetë pa sfida dhe vështirësi, andaj duro derisa të vjen ndihma e Allahut dhe mos harro që ta falënderosh Allahun në çdo gjendje, në rehati dhe vështirësi, dhe ta adhurosh në vazhdimësi. Nga arabishtja: Irfan JAHIU