Paralajmërim: Përdorimi i CELULARËVE mund t’ju VERBËROJË

0
201

Doktorët kishin mbetur të habitur kur dy gra, të moshës 22 dhe 44 vjet, kishin raportuar se herë pas here nuk shihnin asgjë deri në 15 minuta.
Pas shumë skanimeve dhe testimeve mjekësore, doktorët kishin filluar të hulumtojnë edhe historinë e pacientëve, dhe në fund kishin zbuluar diçka tronditëse: doktorët e kishin ndërlidhur verbërimin e përkohshëm me përdorim të celularit para gjumit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët tregojnë se njerëzit, para gjumit, e kontrollojnë celularin gjatë kohës që janë të shtrirë në njërin krah, e kjo bën që njëri sy të përqendrohet në ekran përderisa tjetri bllokohet krejtësisht ose pjesërisht nga jastëku.

Kësisoj, njëri sy i përshtatet dritës nga celulari, përderisa tjetri i përshtatet errësirës. Kur e ndalni celularin, truri bëhet konfuz dhe nuk e din përse njëri sy është i mësuar me dritë dhe tjetri me errësirë.

Pra, kjo në mënyrë direkte mund të shkaktojë verbërimin e përkohshëm dhe eventualisht shkakton dëme permanente të syrit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here