Nxënësit e kursit të Kuranit nga Komuna e Vitisë përfunduan leximin e Kur’anit me sukses…

0
480

Më datën 03.12.2017 nxënësit e kursit të Kur’anit përfunduan leximin e Kuranit,Hatmen në Fshatin Kabash të Komunës së Vitisë.
Lus Allahun Fuqiplotë të ua mundësojë të lexojnë fjalën e Allahut Tebareke we teala ashtu si e zbriti ai por gjithashtu të veprojm sipas Kuranit.
Nxënësit tani nuk janë vetëm nxënës ata tashmë janë bërë si pjestarë të familjes,vajzat e mia.
Unë si mësuese se pari falënderoj Allahun Fuqiplotë që ma mundësoi të mësoj për vete e pastaj të ua mësoj edhe të tjerëve.
Falënderoj të gjithë ata që kontribuan për financimin e kursit të Kur’anit.
Paqja dhe mëshira e Allahut mbizotëroftë mbi ju dhe familjet e juaja
Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe ju nderoftë me Xhennetet e larta të gjithëve.
Nxënësit gjithashtu janë pajasiur me çertifikata nga Këshilli i Bashkësisë İslame në Viti.

Mësuesja është përgjigjur:Unë si mësuese këtë punë e kam bërë në mënyrë vullnetare pa ndonjë pagë mujore,pa asnjë të ardhur buxhetore.

Othmani Ibn Afani radijallahu anhu, transmeton se Muhamedi alejhi salatu ve selam, ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që e mëson për vete Kuranin dhe ia mëson atë edhe të tjerëve”. (Buhariu dhe Muslimi)