Njihuni me këtë plak të mençur!

0
238

A e njihni kush është ky? Njihuni me këtë plak të mençur!

Një njeri 92-vjeçar, i shkurtër e i pashëm për nga hijeshia sot është duke u shpërngulur në shtëpi të pleqve. Gruaja e tij 70-vjeçare kishte vdekur këtyre ditëve, kështu që ai duhej ta lëshonte shtëpinë. Pasiqë priti disa orë në paradhomën e shtëpisë së të pensionuarve, ai buzëqesh me butësi, meqë i thanë se dhoma e tij tashmë ishte gati për të hyrë ai në të. Përderisa po ecte ngadalë me bastunin e vet për tek lifti, unë po jua përshkruaj dhomën e vogël që iu dha me një çarçaf të varur te dritarja, i cili shërbente si perde.

Njihuni më këtë plak të mençur! Ja më tepër në lidhje me këtë!

“Më pëlqen tepër”, – thotë ai me entuziazëm, sikur të ishte djalë 8 vjeçar të cilit i dhurohet një këlysh. “Ztr. Gagné, pritni një moment se ende nuk e keni parë dhomën, pothuaj se arritëm!”. “Nuk ka dert”, – ia kthen ai. “Lumturia është ajo që unë e zgjedh paraprakisht. Mobiljet apo zbukurimet e dhomës nuk janë ato që më shtyjnë ta pëlqej atë, por kjo varet në bazë të asaj se si vendos unë që ta shoh!”, – vazhdoi edhe më tej plaku. “Tashmë kam vendosur në mendjen time se e dua dhomën dhe ky është një vendim që e marr saherë që zgjohem!”

“Unë mund të bëj zgjedhje. Mund ta kaloj tërë ditën në shtrat duke i numëruar të gjitha vështirësitë që i kam me pjesët e trupit të cilat kanë filluar të mos funksionojnë si duhet, ose ndonjëherë zgjohem dhe shpreh falënderime për pjesët tjera që ende punojnë mirë!”

“Çdo ditë është dhuratë në vete. E përderisa mund t’i hap sytë, do të përqendrohem në ditën që është e re dhe në gjithë kujtesën time të lumtur që e kam ndërtuar përgjatë gjithë jetës. Për më tepër, mosha e vjetër është si llogari bankare. Pra, në jetën e pastajme, secili e tërheq apo e merr atë që e ka depozituar në këtë jetë! Së këndejmi, këshilla ime është që të depozitoni sa më shumë lumturi në llogarinë tuaj të kujtesës!”.

“Për fund, ju faleminderit që ishit pjesë përbërëse e procesit të mbushjes së llogarisë sime me kujtesa të mira, të cilën ende dhe përherë do të vazhdoj ta mbush!”

Mos i harro këto pesë udhëzime për të qenë i lumtur:
1. Zbraze zemrën nga urrejtja!
2. Zbraze mendjen nga shqetësimet!
3. Jeto me thjeshtësi!
4. Dhuro shumë (ndaj të tjerëve)!
5. Shpreso pak (nga të tjerët)!

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here