Një tregim mbi gjykimin e veprimeve të huaja

0
157

 

– Një tegim mbi gjykimin e veprimeve të huaja –

Një vajzë e vogël e bukur i mbante dy molla në dorën e saj. Nëna e saj iu afrua dhe duke buzëqeshur pyeti:

“Shpirti im, a mund të ma japësh njërën mollë?”

Vajza e shikoi atë dhe pastaj me shpejtësi e kafshoi njërën mollë, e pastaj e kafshoi edhe tjetrën!

Buzëqeshja në fytyrën e nënës ngadalë filloi të duket si e ngrirë, ndonëse u përpoq që ta fshehte zhgënjimin e saj. Ajo mendoi: “Ku kam gabuar unë në edukimin e fëmijës tim?”

Menjëherë pas kësaj, vajza iu afrua, ia zgjati njërën nga mollat e kafshuara dhe i tha: “Kjo është më e ëmbël!”

Pa marrë parasysh se kush jeni dhe çka keni përjetuar, dhe pa marrë parasysh se sa njohuri keni, asnjëherë mos merrni gjykime të ngutshme për dikën. Jepni privilegjin të tjerëve që t’u shpjegojnë. Sepse shpesh ajo që e shihni nuk është saktësisht ashtu siç duket.

/www.duhoviti.com/

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here