Një grup shkencëtarësh përdorën njohuritë nga psikologjia e bindjes masive dhe fushatave ‘online’ dhe arritën të rrisin shitjet e produkteve specifike deri në 50%.
Në një eksperiment që ka përfshirë 3.5 milion njerëz, shkencëtarët analizuan ‘Pëlqimin’ (like) rastësor të përdoruesve të rrjetit social për të hyrë në “gjurmën e tyre psikologjike”, pavarësisht nëse ishin të introvers apo ekstrovers. (sh.p. lexo sqarimin më poshtë)
Studiuesit, të cilët nuk kishin përfitim financiar nga ky eksperiment, kanë provuar se vetëm një pjesë e vogël e firmës digjitale të përdoruesit (pëlqim) mund të jetë e rëndësishme për reklamat që u ofrohen më vonë.
Gjithçka filloi me data-bazën e madhe të “pëlqimeve” të miliona përdoruesve anonim në Facebook. Njerëzit që kanë “pëlqyer” Lady Gaga karakterizohen si persona ekstrovers, ndërsa ata që “pëlqyen” Stargate-in karakterizohen si persona introvers.
Reklamat që neve na plasohen janë në përputhje me këto pëlqime. Madje edhe vetë shkencëtarët janë të habitur, sepse reklamën që e kanë shikuar 3,1 milionë njerëz, në çdo 10.000 ‘pëlqime’, gati 500 prej tyre kanë blerë artikullin e reklamuar.
Shkencëtarët thonë se me këtë eksperiment ata donin të provojnë se çdo gjë që bëjmë në rrjetet sociale lë gjurmë në bazë të cilave më vonë na ‘servohen’ reklama.
———-
Sqarim:
Introvers = i brendshëm, i kthyer në drejtim të brendshëm , bëhet fjalë për ata persona që anojnë më shumë nga realiteti i tyre i brendshëm.
Ekstrovers=i jashtëm, bëhet fjalë kur individi është tepër i dhënë mbas realitetit jashtë vetes se tij.
Përktheu: Lutfi Muaremi