A mund të falem në dyqan e të mos shkoj në xhami?

0
247

Pyetje: Selam alejkum hoxhë i nderuar, unë punoj në shitore dhe nuk mundem të shkoj në xhami perveç në namazin e xhumasë, farzet i fali krejt, mirëpo ndonjë sunet po më mbet pa falur. A është në rregull që i fal vet e nuk po shkoj në xhami?
Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon Allahut të Lartësuar…
Më gëzon kujdesi yt për namazin në përgjithësi dhe namazin me xhemat në veçanti.
Nëse nga shitorja jote dëgjohet ezani, atëherë sipas mendimit më të saktë ti duhet të shkosh në xhami për çdo namaz, sepse Pejgamberi, alejhi salatu ue selam ka thënë: “Kush e dëgjon ezanin dhe nuk përgjigjet, për të nuk ka namaz përveç me arsye”, po ashtu kur sahabiu i verbër kërkoi leje që të mos vijë në xhami për shkak të verbërisë, Pejgamberi e pyeti: A e dëgjon ezanin? Po – u përgjigj ai. “Atëherë përgjigju”.
Nëse ke mundësi ta mbyllësh shitoren gjatë kohës së namazit dhe të shkosh në xhami e t’i falësh vetëm farzet, ti ke vepruar më së miri, madje edhe do jesh shembull për kolegët që punojnë afër teje. Mirëpo, nëse shitorja jote është delikate dhe një pjesë të mallit e ke jashtë shitores e nuk mund ta braktisësh për ta lënë vetëm, atëherë të lejohet të mos shkosh në xhami.
Kurse sa i përket namazittë xhumasë, ashtu siç je duke vepruar është krejt në rregull, sepse ajo që kërkohet doemos të falet në xhami është falja e farzit të xhumasë dhe dëgjimi i hutbes sipas mundësisë, kurse falja e suneteve mund të bëhet edhe në shtëpi, respektivisht në vendin e punës, e nëse nuk ke mundësi apo kohë, atëherë lënia e suneteve nuk prishë punë.
Allahu të ndihmoftë që ta përmendësh shumë dhe sa më mirë ta adhurosh Atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here