Mrekullia në trupin e njeriut! Informacione te dobishme që duhet t’i dijë çdo njeri!

0
560

A e ke pyetur ndonjëherë veten?
A të marr frymë?
A është e mjaftueshme sasia e gjakut që
pompon zemra ime?
Sa energji kërkojnë secila nga qelizat dhe organet e trupit tim?Kur duhet ta fillojë stomaku im tretjen e ushqimit që kam ngrënë?

A është intensiteti i dritës që hyn në syrin tim në sasinë e duhur?
Cilët muskuj duhet të tkurr që ta lëviz krahun?
Këto pyetje tingëllojnë të çuditshme, apo jo? Kjo ndodh sepse ne
asnjëherë nuk i bëjmë vetes pyetje të tilla. Por për më tepër, ne nuk
jemi as të vetëdijshëm për kryerjen e vazhdueshme të këtyre
ndryshimeve të pandërprera.

Trupi ynë i kryen të gjitha këto
zhvillime në mënyrë automatike. Ai përdor rrjetin e
nervave për të realizuar këto detyra. Ky rrjet përbëhet nga bashkëveprimi i triliona qelizave nervore. Këtë rrjet nervash, arrijnë në çdo cep të trupit. Në sajë të këtij rrjeti, qelizat në trurin tonë lidhen me qelizat e muskujve të këmbëve dhe të gjitha qelizat e trupit tonë komunikojë me njëra tjetrën. Por, sistemi ynë nervor ka një ndërtim më të ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës sesa kilometra të tëra autostrade, të cilat mund të kenë shumë kryqëzime dhe korsi për automjetet që udhëtojnë në drejtime të kundërta. Ashtu sikurse automjetet udhëtojnë nga një vend tek një tjetër me anë të autostradave, po ashtu edhe impulset nervore elektrike transmetohen përmes rrjetit të nervave që përshkojnë tërë trupin tonë. Këto impulse transportojnë mesazhe nga një pjesë tek një pjesë tjetër e trupit. Këto impulse lëvizin në trupin tuaj me një shpejtësi të paimagjinueshme. Për shembull, kur dëshiron të përthyesh krahun, nga truri merr udhën një stimul elektrik.

Gjatë këtij
udhëtimi të ndërlikuar, ky stimul së pari ndalon pranë shtyllës kurrizore. Më pas, ai vazhdon rrugën për tek organi në fjalë, të cilit duhet t’i përçohet mesazhi. Muskuli i krahut tuaj tkurret i tëri dhe ju arrini të përthyeni krahun tek bërryli. Kjo seri veprimesh ndodh në të mijtat e sekondës. Duke menduar që, për të hapur dhe mbyllur sytë ngadalë duhet përafërsisht një sekondë, nga kjo kuptohet sa kohë e shkurtër është një e mijta e sekondës. Ngjashëm, trurit tonë i dërgohen stimuj nga i tërë trupi me anë të nervave.

Trurit i dërgohen mesazhe në mënyrë të vazhdueshme nga çdo pjesë, sado e vogël e trupit dhe me një shpejtësi mahnitëse. Në këtë mënyrë ju mund të flisni, të qeshni, të
vraponi. Të gjitha këto vargje veprimesh ndodhin pa asnjë ndërprerje; juve ju mjafton t’ju shkojë në mendje një veprim dhe e kryeni atë menjëherë. E shikoni një objekt porsa ia hidhni vështrimin, i dëgjoni fjalët në atë kohë kur fliten, dhe ndjeni nëse një objekt është i nxehtë apo i ftohtë porsa e prekni. Të gjitha këto realizohen në sajë të harmonisë së përkryer ndërmjet trurit dhe sistemit tuaj nervor. Me të vërtetë, impulset nervore janë duke u përçuar në
trupin tuaj pikërisht edhe në këtë moment që ne po flasim.

Nervat që gjenden në mollëzat e gishtërinjve në këtë moment që ju po lexoni këtë libër, po i dërgojnë mesazhe trurit tuaj në lidhje me peshën e librit që po mbani në duar, në mënyrë që ta mbani Qelizat nervore janë pa pushim të zëna gjatë gjithë aktiviteteve të ditës. ngritur atë me një forcë që i përshtatet peshës së tij. Në të njëjtën kohë, trurit i dërgohen stimuj nga sytë tuaj, hunda, këmbët po ashtu edhe nga shumë pjesë të tjera të trupit tuaj. Truri juaj i analizon këto stimuj ardhës dhe u dërgon përgjigje të përshtatshme pjesëve në fjalë të trupit tuaj, dhe këto të fundit veprojnë sipas këtyre përgjigjeve. Tani le t’i rikujtojmë të gjitha këto veprime. Në trupin tuaj ndodhin
njëkohësisht shumë vargje veprimesh të pandërprera.

Ndërsa jeni duke lexuar një libër, në të njëjtën kohë, ju dëgjoni zëra nga bota e jashtme, zemra juaj vazhdon të rrahë dhe shumë veprime të tjera marrin pjesë në të njëjtën kohë në trupin tuaj.
Truri juaj merr, përmes nervave të shpërndara në të gjithë trupin, vazhdimisht stimuj nga pjesët e tjera të trupit. Truri i vlerëson këto stimuj dhe u përgjigjet pjesëve të duhura të trupit. Për shkak të këtyre përgjigjeve që sigurohen nga truri, ju mundeni të lëvizni, shikoni, dhe dëgjoni. Çfarë do të ndodhte nëse do t’u jepej juve përgjegjësia për të kontrolluar të gjitha këto procese vetëm për pak sekonda?

Sigurisht që ju nuk do të ishit në gjendje t’i kontrollonit të gjitha në të njëjtën kohë. Por, megjithatë, në sajë të krijimit të përkryer të
All-llahut, truri juaj dhe pjesët e tjera të trupit tuaj veprojnë së bashku
dhe i kryejnë të gjitha këto detyra pa pasur nevojë për ndonjë
ndërhyrje nga ana juaj. Të gjitha llojet e informacioneve
transmetohen nga trupi për tek truri juaj në formën e stimujve
elektrikë, të cilët kanë nevojë që të interpretohen.

A mendoni se është e mundur për trurin tuaj, i cili është vetëm një copë mishi që nuk peshon më shumë se 1.5 kilogram, t’i përmbushë të gjitha këto detyra vetë? Sigurisht që
jo. Vetëm në sajë të krijimit të mrekullueshëm të All-llahut, truri juaj
mund t’i kryejë të gjitha këto detyra në të njëjtën kohë./elvisnaci.al/